Konkursi muzikor për Vitin e Skënderbeut, flet fituesi i çmimit inkurajues: M’u plotësua një ëndërr

Jetmir Zaganjori u vlerësua me çmimin inkurajues për muzikë serioze në vitin që lamë pas, Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Një çmim ky, që për kompozitorin e ri, i cili sapo ka kryer studimet e larta solli edhe plotësimin e një ëndrre, interpretimin e veprës së tij për muzikë skenike me baletin “Ballkan Experes” me libret të Stefan Çapalikut.

Ne e para e punës, inkurajues më shumë sesa çmimi vet ishte loja  e orkestrës, se ne këtu nuk arrijmë që të luajmë veprat tona. Flas për pjesën e kompozicionit. Nuk ka sistem që ne të luajmë. Kjo ishte vuajtja ime edhe besoj e të gjithë studentëve të kompozicionit, që nuk i dëgjojnë të luhen veprat e tyre.

Jetmir Zaganjori, Kompozitor 

Jetmiri prekte skenën me një orkestër për herë të parë, por dëshira e tij për t’u marrë me muzikë serioze, fillimisht me pianon ka lind që prej moshës 5-vjeçare.

Unë kam nisur pianon për fat të mirë apo edhe të keqin bashkë që pesë vjeç. Të keqin se nuk kisha pjekurin, të mirin sepse erdha më shpejt në shkollë të lartë. Pata një mbështetje shumë të madhe në Shkodër, por kalova edhe një aksident me dorën, që nuk vazhdoja dot me pianon. Pastaj më shtynë për të bërë kompozicionin. Shtysa më e madhe ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme, që të nisja kompozicionin për aftësitë që kam. Doja pafund për të vazhduar diçka. Ishte përballja me diçka të re, nga pianist 12 vite, kthehesha në shkrimtar, për pianon.

Jetmir Zaganjori, Kompozitor

Ndihmën më të madhe gjatë krijimtarisë së tij ia ka dhënë kompozitori Vasil Tole, por mirënjohja e tij është e madhe edhe për profesor Endri Sinën dhe Thoma Gaqin

Fati im më i mirë, një lloj dore nga lart, ai mbinjeriu ishte profesor vaso, që më thoshte gjithnjë: duhet të vazhdosh. Çdo lloj ndihme e kam pas prej tij, e kam pas këshilltar për çdo gjë. Nuk ishte vetëm pedagog, por ishte prind.

Jetmir Zaganjori, Kompozitor

Ndonëse, studimet i ka kryer për kompozicion, deri më tani i është dashur që të punojë jashtë profesionit që të mbyll studimet. Megjithatë ai e gjen përherë kohën për të shkruar.

Para pune, pas pune. Gjumin e mendoj pastaj. Janë dy gjendje nëse do jesh në mes nuk e gjen kurrë. Ose kur je shumë i gëzuar, ose i mërzitur.

Jetmir Zaganjori, Kompozitor

Tematikat që mund të trajtojë një kompozitorë janë të shumta, por Jetmiri këmbëngul se duhet që të eksplorohet edhe më shumë motivet folklorike shqiptare.

Në fakt isha një nga të paktët që kam shkuar shumë me motive shqiptare. frymëzimi është se ne e njohim më shumë atë muzikë. Nëse luftojmë me gjermanin që ka kaq vite që e bën ne do të luftojmë me mullinjtë e erës. Të paktën të zhvillojmë muzikën që kemi të Veriut edhe të Jugut. Janë modet edhe pentatonet, që kemi mundësi që t’i zhvillojmë se si kanë shumë vende. Është shumë e mundur.

Jetmir Zaganjori, Kompozitor

Na tregon edhe prioritetet që ka për të ardhmen.

E ardhmja që unë kërkoj, është që të kem një ballafaqim me të paditurën. E paditura për mua është një postmastër në vendet e Europës. Të them kurrë, nuk mund ta them, por tek pjesa e muzikës së lehtë nuk besoj, tek filmi mbase.

Jetmir Zaganjori, Kompozitor

Mesazhi i Jetmir Zaganjorit për të gjithë artistët e rinj është që përpos pengesave që do të hasin gjatë rrugës, të mos dorëzohen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv