Konsullata në Mynih, Hoxhaj përkrah
Bushatit pas kritikave ndaj Ramës

Konsullata në Mynih, Hoxhaj përkrah<br />Bushatit pas kritikave ndaj Ramës
Në një aktivitet të posaçëm të organizuar me pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, Ministres Bavareze për Çështjet Evropiane Beate Merk, Rifat Jasharit dhe zyrtarë të tjerë u inaugurua hapja e Konsullatës së përbashkët në Mynih të Gjermanisë.

Konsullata e përbashkët në Mynih do të mundësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në një ambient modern dhe në një kohë më të shkurtër, duke rritur cilësinë e shërbimit të ofruar.

Kjo Konsullatë do të mbulojë landet e Bavarisë (Bayern), Baden-Ëürttemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland. Mbi 30% e qytetarëve të të dyja shteteve që jetojnë në Gjermani do të mund të përfitojnë shërbimet dhe asistencën e kësaj konsullate.

Përveç kësaj, hapja e Konsullatës së Përgjithshme do të ndikojë edhe në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, politike, diplomatike, ekonomike e kulturore me landet të cilat janë në rrethin e juridiksionit e saj.

Hapja e Konsullatës së përbashkët bëhet në kuadër të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve tona, i cili po thellohet dita ditës përmes veprimeve konkrete.
 
Kjo Konsullatë vijon Konsullatën e përbashkët në Milano, ofrimin e shërbimeve konsullore në Bari, me synimin për të ndjekur këtë praktikë edhe në vendet e tjera me interes të përbashkët. Ajo përbën një tregues të avancimit të veprimeve të koordinuara të politikës së jashtme të të dyja shteteve, me qëllim përmirësimin e shërbimeve konsullore për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky përfaqësim i përbashkët përbën një formë moderne të asistencës së ndërsjellë për qytetarët tanë jashtë vendit, njëkohësisht, është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona me Gjermaninë, mikpritëse e komuniteteve të mëdha të emigranteve nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës.

Në fjalën e tyre, Ministrat Bushati dhe Hoxhaj nënvizuan se: “Konsullata përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik që kemi mes dy vendeve dhe është një tregues i qartë i punës dhe vullnetit tonë për të qenë sa më pranë bashkëkombësve, duke iu ofruar atyre shërbime sa më cilësore dhe transparente”.

Konsullata e re e Përbashkët ndodhet në Ehrebreitsteinerstrasse 28, 80993 München. Adresa e e-mail: [email protected]

Kështu vetëm pak ditë pas kritikave ndaj Ramës, Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë Enver Hoxhaj është shfaqur sot përkrah homologut të tij shqiptar Ditmir Bushati në çeljen e konsullatës së përbashkët në Mynih.
 
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj deklaroi se Shqipëria nuk duhet të përzihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
[gallery]19188[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos