'Kontrata e vdekjes'/ Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, dyshohet nga vrasës me pagesë

'Kontrata e vdekjes'/ Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, dyshohet nga vrasës me pagesë

Foto ilustruese

Një 36-vjeçar shqiptar u ekzekutua me plumb në kokë rreth mesnatës së djeshme në Athinë. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, paraprakisht dyshohet se është zbatuar "kontrata e vdekjes" nga një grup kriminal, që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit përmes vrasësve me pagesë. 

Ende nuk është bërë me dije identiteti i tij, teksa detaji i vetëm që thuhet deri më tani është se trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli. Policia ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në qendër të qytetit.

Mësohet se ai u gjet gjysmë ore pas mesnate në rrugë i pajetë. Hetimet paraprake thonë se motivi i krimit ka lidhje me larje hesapesh. Por po hetohet në disa pista. Mediat greke shkruajnë se ai u ekzekutua poshtë pallatit, pasi kishte parkuar motorin. Shqiptarin e prisnin në shtëpi gruaja shtatzënë dhe fëmija i tyre i mitur.

Mësohet se pasi ka marrë vesh lajmin, gruaja e tij ka pësuar shok. Hetuesit janë duke mbledhur prova dhe morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës. Policia greke ka mbledhur filmimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet