Kontrolle në dyqane dhe pika shumice në Fier dhe Lushnjë, bllokohen kapsolle dhe fishekzjarre (VIDEO)

Në vijim të kontrollit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsolleve dhe lëndëve piroteknike, në dyqane dhe pika shumicash policia ka ushtuar kontrolle të subjekteve të ndryshme, në disa qytete.

Mësohet se gjatë aksionit të kontrollit të ushtruar në disa qytete të Fierit, Lushnjës, Divjakës dhe Ballshit në njoftimin e saj policia bën të ditur se janë kontrolluar rreth 65 subjekte të ndryshme, ku janë përfshirë dyqane, supermarkete dhe pika shumicash.

Ndërkohë në njoftim thuhet se gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Në fund policia bën të ditur se do të vijojë aksioni i kontrollit për të garantuar  elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. Në qytetin e Fierit, Lushnjes, Divjakës dhe Ballshit u kontrolluan 65 subjekte të ndryshme (dyqane, supermarkete dhe pika shumicash).

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën

Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën