Kontrolle të befasishme në Librazhd, arrestohet i riu, tentoi të shiste kanabis pranë një shkolle (Emri+Detaje)

Kontrolle të befasishme në Librazhd, arrestohet i riu, tentoi të shiste kanabis pranë një shkolle (Emri+Detaje)

Foto ilustruese

Një 28-vjecar është arrestuar në Librazhd, pas një kontrolli që policia ka bërë në këtë qytet në kuadër të aksionit për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Ardit Lleshi, është prangosur nga policia, me 6.2 gram kanabis, që iu konstatuan gjatë kontrollit fizik. Ai ishte në afërsi të një shkolle, dhe dyshohet se lënda narkotike ishte gati për t'u shitur. Policia njofton se janë shoqëruar 6 persona për t'u verifikuar në Komisariat.

Njoftimi i plotë:

Librazhd 

Policia kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërësi të shkollave.

Goditet një tjetër tetative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponjat", falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të një shkolle, mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën një sasi lënde narkotike rreth 6.22 gramë e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe 6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të dokumentacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/10/2018 08:50

    Kontrolle të befasishëm, dhe jo të befasishme, injorant!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua