Kopjimi i policëve në provimin për gradën "komisar", Petrit Vasili: A e lufton dot hajduti-hajdutin

Kopjimi i policëve në provimin për gradën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pasi policia ka anuluar testimin e policëve për gradën komisar. Në një status në profilin e tij në Facebook, Vasili shkruan se këtyre që vjedhin edhe provimin e tyre nuk u besohet lufta me krimin dhe trafikantët.

“Policia qe i vjedh provimin vetes do te luftoje vjedhesit ???

Policia e shtetit eshte sot vertet e rene shume poshte.
Opinioni di sot qe edhe nje testim,provim apo mashtrim ti themi me mire, per te zgjedhur komisaret e policise u anullua se u manipulua.
Komedi e madhe.Edhe u certifikua,edhe u miratua,edhe u aprovua edhe me ne fund u edhe u anullua.
Duhet te ishte modeli i berjes se nje testimi, shembull per te gjithe dhe u shnderrua ne nje praktike manipulimi ordiner nga me shemtuarit.
Ketyre qe vjedhin edhe provimin e tyre duhet tu besojme se i luftojne hajdutet,krimin dhe trafikantet.
A i luftojne dot hajdutet hajdutet ???
Absolutisht qe jo thjesht i mbajne e ndihmojne njeri tjetrin.
Sic eshte kryeministri eshte edhe policia.
Tani presim ndonje video idiote te kryeministrit, qe te na shpjegoje e te na binde se hajdutlleku eshte shume i mire dhe i dobishem,sepse kur e ben ai vete dhe qeveria pse mos ta beje edhe policia.
Duhet vene kuja per kete polici....
”- shkruan Petrit Vasili.

Në konkurrimin për gradën komisar morën pjesë 420 oficerë policie, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herët tezën. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për zv/ drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, pasi ka qenë në krye të komisionit monitorues. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe për Ardi Veliun.

Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peco priza: 18/11/2018 11:35

    peco priza. sle prize pa vjedhur ne institut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur