Korçarët mposhtin sërish Flamurtarin në Vlorë, Skënderbeu-Laçi finalja e Kupës

Korçarët mposhtin sërish Flamurtarin në Vlorë, Skënderbeu-Laçi finalja e Kupës

Ekipi i Skënderbeut gjatë ndeshjes me Flamurtarin në Vlorë

Skënderbeu-Laçi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2017-2018. Pas Laçit, që barazoi në Kukës 1-1, Skënderbeu është finalisti i dytë. Korçarët kanë fituar 2-0 në Vlorë ndaj Flamurtarit, duke zhvlerësuar kështu fitoren 1-0 të vlonjatëve në Korçë.

Një sukses që tregon edhe njëherë forcën e Skënderbeut, që 10 ditë më parë fitonte 3-0 në Vlorë. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Për të ardhur në minutën e 59-të, kur Soue shënon me të parën një top të futur në zonë nga Gavazaj. Ndeshja ndizet, me vlonjatët që godasin edhe shtyllën.

Megjithatë, janë sërish miqtë që shënojnë golin e dytë. Dhe çfarë goli! Nimaga nga jashtë zone “qëndis” një top, që përfundon në cepin e portës së portierit të Flamurtarit. Minuta e e 61-të dhe Skënderbeu përmbys ndeshjen e parë. Në fund Skënderbeu mbron fitoren, duke mos pësuar gold he rrezikuar kualifikimin. Një dështim për Flamurtarin, që tashmë duhet të luftojë fort në kampionat për të siguruar Europën.

Flamurtari-Skënderbeu 0-2

Soue 59′, Nimaga 61′

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bici, Pollozhani, Musta, Sidibe, Zuka, Useini, Zhufom, Muarem, Alvesh. Trajner. Sh. Duro.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Vila, Soue. Trajner: I. Daja.

Gjyqtar: Laver Alla

Kartonë të verdhë: Zuka 26′, Alves 35’/ Radas 15′

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • URANI: 19/04/2018 14:43

    Flamurtari nuk eshte pune turqish por nje enderr perendimore. Larg otomanet nga Super Flamurtari!

    Përgjigju
  • xXx: 18/04/2018 21:31

    Flamurtari qe kur e moren keta mercenaret nuk ka lidhje me Flamurtarin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?