Korçë, babë e bijë humbën jetën në aksident, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

 Korçë, babë e bijë humbën jetën në aksident, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

Pamje nga aksidenti i rëndë i djeshëm në Korçë

Një ditë pas aksidentit tragjik, që ndodhi në Korçë ku dy persona humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë në zonën e unazës së qytetit, polica ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e dy drejtuesve të automjeteve që shkaktuan ngjarjen tragjike.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas dhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Një ditë më parë dy makina, u përplasën  me njëra-tjetrën, për pasojë drejtuesi i automjetit Volsëagen  ka devijuar duke hipur në trotuar dhe ka shtypur dy këmbësorët babain 33 vjeç, Sokol Hoxhallari dhe  vajzën e tij, 6 vjeç

Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës:

Në vijim të informacionit paraprak datë 08.11.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip "Volksëagen" me targa AA837JU dhe mjetin tip "Benz" me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Policia e Qytetit të Korçës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë