Korçë, kultivimi i çajit, banorët: Tregtimi i kësaj bime sjell të ardhura të mira

Kultivimi i çajit është kthyer në një traditë për zonën e Pustecit në Korçë. Report Tv ka udhëtuar drejt fshatit Gollomboç të bashkisë Pustec, aty ku e ardhura e vetme për banorët, është kultivimi i çajit. Prej vitesh, këta banorë  jetesën e tyre e siguronin duke prodhuar produkte si misri e gruri, duke i tregtuar në qytete të ndryshme brenda Shqipërisë.

Por fitimi sipas tyre ka qenë i pakët, aq sa për t’u ushqyer dhe ky është shkaku që ka detyruar banorët të kultivojnë çajin. Vasilika Simonofska është njëra prej fermerëve që prej 13 vitesh tregton çajin për të fituar jetesën. Ajo tregon më tepër rreth këtij biznesi që për të është mjaft fitimprurës. 

Faktin se tregtimi i çajit është kthyer në biznesin kryesor të këtyre banorëve, e pranojnë edhe vetë ata, të cilët shprehen se janë shumë të kënaqur me fitimin. 

Kultivimi i çajit është kthyer në një traditë tashmë për fermerët e Bashkisë Pustec, të cilët sigurojnë jetesën duke e tregtuar atë në qytetet e Shqipërisë.

Lidhur me këtë çështje këtyre banorëve u është premtuar hapja e një fabrike çaji që do të mundësonte paketimin cilësor të këtij produkti. Mesa duket premtimi i dhënë për këta banorë ende nuk është mbajtur nga instancat përkatëse. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale