Korçë/ Ndalohen në kufi 14 refugjatë, policia: Do kthehen në vendin e origjinës

Foto arkiv

Policia kufitare ka ndaluar ditën e djeshme në Kapshticë 14 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme. Në njoftimin e shpërndarë nga policia nuk specifikohet kombësia e emigrantëve, por fluksi i tyre drejt vendit tonë nuk ndalet.

Ata janë ndaluar në momentin që po hynin në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Policia sqaron se refugjatët e ndaluar janë dërguar në qendrën e pritjes në Babrru dhe më pas do kthehen në vendin e origjinës. 

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 11.07.2018, në SPK Kapshticë, nga shërbimet e kufirit u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë, 4 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Më datë 11.07.2018, në Kapshticë, nga shërbimet e kufirit u kapën 11 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, po punohet për përcaktimin e procedurës, për kthim vullnetar në vendin nga kanë ardhur.

l.q.
Komento