POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Korçë, nis maratona e parë e vrapimit malor, paratë e regjistrimit do të shkojnë për fëmijët në nevojë

Maratona e vrapimit malor ka startuar për herë të parë në Korcë. Ky aktivitet është vendosur të zhvillohet në fshatin turistik të Voskopojës, me qëllim për të promovuar vlerat e këtij fshati si dhe të rritë numrin e vizitorëve.

Në këtë maratonë pjesëmarrësit kanë qenë nga qytetet e Shqipërisë por edhe nga Kosova, Maqedonia, vendet e Europës por edhe nga USA. Altin Sholla, organizatori i këtij aktiviteti ka four për rëndësinë e këtij aktiviteti.

Njëra prej garueseve, e ardhur nga Amerika, ka treguar kënaqësinë e veçantë që ka përjetuar në fshatin turistik të Voskopojës si edhe dëshirën për t’u bërë pjesë e aktivitetit.

Është hera e parë për mua që vij në Voskopojë. Është një vend i mrekullueshëm. Mua më pëlqen shumë të vrapoj, dhe dua të bëhem pjesë e kësaj maratone.

Natalie Raboin, Pjesëmarrëse në maratonë 

E veçanta e kësaj maratone është mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kjo maratonë konsiderohet si një risi për qytetin juglindor dhe turizmin e tij. Në fund të garës, pjesëmarrësit do të vlerësohen edhe me çmime.

f.g./al.sp.
Komento