VIDEO/ Përplasje me armë zjarri mes dy grupeve rivale para Bashkisë së Korçës, një i plagosur (Detaje)

KORÇË - Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë përpara Bashkisë së Korçës, në lagjen nr.7, pas një konflikti mes disa personave, duke shkaktuar panik te kalimtarët e rastit. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, jo shumë larg komisariatit të policisë. 

Gazetarja e Report Tv, Iris Rezhda, raporton se personat e përfshirë në konflikt kanë zbritur nga tre automjete dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. Për pasojë njëri prej tyre, i identifikuar si Erjon Hoxhallari, 38-vjeç, një person i njohur nga policia pasi rezulton me precedent penal, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi disa persona, përfshirë edhe autorin e plagosjes, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Gjithashtu, të arrestuarve iu është sekuestruar edhe arma e zjarrit, tip pistoletë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje. 

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në një kohë rekord kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 38-vjeçari.

Ngjarja e ndodhur pak minuta më parë, në lagjen nr. 7 përpara Bashkisë Korçë, ku pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta, mbeti i plagosur shtetasi E.H, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes. Po vijonë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 28/07/2018 17:33

    Bajgëri e gjallë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët