KORÇË- Një 48-vjeçare, e identikuar si Shegë Bezolli, banuese në Kamenicë, ka rënë në prangat e policisë pasi për motive të dobëta ka rrahur nusen e djalit.
Gjatë sherrit mes 48-vjeçares dhe 23-vjeçares me inicale, F.B., është dëmtuar edhe dera e një dhome të banesës.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases:
Shegë Bezolli, 48 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë-Korçë.
Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.