Korçë, u gjet i djegur brenda në 'Benz', Policia: 39-vjeçari spërkati makinën me benzinë dhe i vuri flakën (FOTO+VIDEO)

KORÇË - Zbardhet ngjarja e mbrëmjes së kaluar në Korçë ku një 39-vjeçar i identifikuar si Gergji Babu u gjet i djegur brenda në një automjet tip "Mercedes Benz". Pista zyrtare e hetimeve është ajo e vetëvrasjes. Kjo pasi, sipas policisë, 39-vjeçari i ka vënë flakën qëllimisht makinës, pasi e kishte spërkatur me benzinë dhe për rrjedhojë është shkrumbuar brenda saj.

Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se: 

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/10/2018 08:43

    Policia nuk do të kishte asnjë dyshim nqse shteti urdhëron që blerja e karburantit të bëhet vetëm me kartë si në të gjithë vendet e zhvilluar dhe jo me cash. Keshtu, blerësit të karburantit, pas kontrollit elektronik policor, nqse vërtet bleu karburant, do ti dilnin edhe të tjera të dhëna më të hollësishme (të rëndesishme për hetim policor), si ora e blerjes së karburantit dhe vendi ku u ble, pasi këto duken kur pagesa bëhet me kartë. Dhe që ta zgjas pak më tepër, për raste të tjerë, pagesa me kartë eleminon vetiu vjedhjet e karburantit kur kryen nga persona që mund edhe të të vrasin kur je duke punuar aty, sepse nuk kanë ç’të vjedhin (xhiron e ditës), pasi nuk do të qarkullonin pará nëper xhepat e punonjësve të pikave të karburantit. Me pak fjalë, shteti që është shtet dhe jo bajgë, fillon te eleminojë cash-in në çdo gjë dhe për çdo gjë, dhe kështu pastrohet mutëria e allishverishit anadollak osman që ka kapluar ndergjegjen tonë nepermjet perdorimit te parave cash, që i durum në xhepa, brekë, çorape e jastëkë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Lushnjës me 2 të vrarë në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun

Masakra e Lushnjës me 2 të vrarë në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun