Përleshje dhe gurë në stadiumin e Korçës, Skënderbeu mposht Partizanin në startin e Superiores (Video)

Korçë-Është ndërprerë për pak minuta ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit. Shkak është bërë përplasja me tifozerinë guerrile e cila ka gjuajtur me gurë tifozerinë korçare. Forca të shumta policore kanë ndërhyrë duke ndarë tifozeritë, ndërkohë që disa prej tifozëve janë shoqëruar në komisariat. Deri tani nuk është raportuar për persona të dëmtuar nga dhuna në stadium.

Nuk kanë munguar as koret me ofendime mes të dyja tifozerive. Situata u kthye në kohë në kontroll dhe rifilloi sërish. Ndërprerja ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërkohë që ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të korçarëve, të cilët fituan pas penalltisë së futbollistit Gjergj Muzaka.

Vlen për t'u përmendur fakti që tre ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije se përgjegjësinë për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjeve të futbollit në kampionatin shqiptar, nuk e ka më Policia e Shtetit por Policia private.

Sipas FSHF-së, mbarëvajtja e këtyre ndeshjeve nga privati do të testohej në ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Skënderbeut. 

Shefi i Sektorit të Garave, Lysjen Nurishmi, teksa shpjegoi skemën tha:

"Policia do të qëndrojë jashtë rrethimit të stadiumeve dhe pjesa brenda do ta kenë kompanitë e stjuardëve të licencuara nga Ministria. Klubet të hyjnë në kontakt një javë para ndeshjeve, që policia të jetë e pranishme edhe jashtë. Duke parë këtë problem, klubet të hyjnë në kontakt sa më parë. Skënderbeu me Partizanin ka pasur probleme me tifozeritë, do të jetë një test i madh në lidhje me organizmin"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona Fanatics: 18/08/2018 00:09

    Turp per FSHF-ne. Te dy ekipet ta fillojne kampionatin me -6 pike dhe po u perserit ne ndeshjet e tjera te kete denime deri ne perjashtime nga kampionati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan