Korrigjimi i kufirit, LSI merr në mbrojtje Sali Berishën: Thaçi është armiku i shqiptarëve

Korrigjimi i kufirit, LSI merr në mbrojtje Sali Berishën: Thaçi është armiku i shqiptarëve

Berisha, Kryemadhi, Basha

Akuzat indirekte të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që atakonte ish-kryeministrin Berisha duke i kujtuar se s’mund të pranonte këshilla nga ata që kishin trafikuar naftë për të mbushur tanket e Millosheviçit që u zbrazën pa mëshirë mbi popullin e Kosovës, i ka interpretuar sot edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nëpërmjet kreut të grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kjo forcë i del në mbrojtje Berishës dhe sulmon Thaçin duke e cilësuar armik të shqiptarëve

 

“Kufijtë janë në rregull.

Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbësit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues.

Dhe fituesi duhet të sillet si fitues e kundërta është faj.

Ekonomia nuk është në rregull as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Është në krizë ekonomia.

Është i madh korrupsioni.

Pastrohen edhe para të pista shumë bile.

Shqiptaret këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë herë më të mirë dhe më të fortë.

Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.

Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet.

‘Hallet’ e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve”.

STATUSI I VASILIT

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 06/08/2018 09:13

    Thaci, qe nga rinia studnetore,kryetar i studenteve,studnet prorektor,udheheqes ne Levizjen kombetare, prise i UCK dhe delegacionit ne Konferencen e Rambujes,ku u certifikua per lIder kombetar shqiptar i Kosoves. Kryetar i Weverise se Perkohshme,minister e Kryeminsiter,tash President,Ka kaluar gjitha fazat dhe nivelete qeverisjes, Tash Lideri i shqiptareve te Koeoves.Thaci praktikisht eshte clirimtari i kesaj hapesire shqiptare, e cila ishte ne prag te fanitjes nga dhuna barnbare sllave<kerkopjeni armikun e shqiptareve,aty ne mesin tuaj mes jush.Kur mbaroni hulumtimin ne mesin tuaj, vazhdoni te "hallakatni" mejdiset jashte jush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë