'Korrigjimi i kufijve'/ Bombarduesit serbë mbi Preshevë, Beogradi nis stërvitjen ushtarake
Sipas mediave serbe, avionët ushtarakë serbë do të fluturojnë mbi Preshevë si pjesë e trajnimit të rregullt të fluturimit. Fluturime të ngjashme do të ketë edhe në Nish dhe trajnimi mbi fluturimin në këtë zonë do të bëhet deri më 10 gusht.
Foto ilustruese
Forcat Ajrore të Serbisë sot do të jenë përsëri prezent mbi Preshevë. Sipas mediave serbe, avionët ushtarakë serbë do të fluturojnë mbi Preshevë si pjesë e trajnimit të rregullt të fluturimit. Fluturime të ngjashme do të ketë edhe në Nish dhe trajnimi mbi fluturimin në këtë zonë do të bëhet deri më 10 gusht.
Duhet përkujtuar që fluturime të ngjashme janë duke u bërë kohë pas kohe në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë përderisa muaj më parë shqiptarët e Preshevës ishin shprehur të shqetësuar pasi fluturimet kishin filluar menjëherë pas arrestimit që iu bë Marko Gjuriqit në veri të Kosovës.
Sipas Beogradit kjo është një stërvitje e parashikuar kohë më parë. Në një moment kur debatet në Serbi dhe Kosovë janë ndezur rreth idesë së shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve, Serbia ka nisur stërvitjet ajrore në jug të vendit. Ministria serbe e Mbrojtjes konfirmoi paraditen e të hënës për fillimin e stërvitjes ushtarake katër ditore. Manovrat ajrore përfshijnë Nishin, rajonet e tjera jugore, përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, të populluara nga shqiptarë etnikë.
Frika nga përshkallëzimi i tensioneve detyroi forcat e KFOR-it të shtojnë praninë e trupave të tyre në veri të Kosovës. Prej 4 Gushtit, forcat e NATO-s morën kontrollin pranë liqenit të Gazivodës në kufirin Kosovë – Serbi, por dhe në këtë rast zyrtarisht, përfaqësuesit e KFOR thanë se bëhet fjalë për vetëm për një stërvitje të planifikuar kohë më parë.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2274
Lajme të tjera
-
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
19 Prill, 19:57
-
Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
19 Prill, 15:32
-
Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim
19 Prill, 14:08
-
Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte
19 Prill, 13:43
-
Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! Kurti: Kërcënim
19 Prill, 08:37
-
U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
18 Prill, 22:20
-
Shpalosi flamurin shqiptar me rastin e festave të Nëntorit, Serbia dënon me gjobë kreun e Komunës së Preshevës
18 Prill, 22:07
-
Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol
18 Prill, 18:58
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
18 Prill, 18:12
-
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën
18 Prill, 17:28
-
Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia
18 Prill, 10:54
-
Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj
18 Prill, 07:15