Korrigjimi i kufijve/ Thaçi takohet sot me Vuçiç në Bruksel

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi takohet sot me Vuçiç në Bruksel

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç 

Pas një serë deklaratash të forta në distancë, sot pritet të zhvillohet takimi mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Dy liderët pritet të takohen në Bruksel, me praninë e shefes së Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Thaçi u shpreh dy ditë më parë në një konferencë për mediat se në dialogun që do zhvillohet me Serbinë, nuk ka asnjë skenar për ndarja të Kosovës, apo shkëmbim të territoreve.

Thaaçi tha se do të ketë vetëm korrigjim kufijsh dhe asocacioni i komunave serbe, nuk do t’ju japë atyre kompetenca ekzekutive. Për Thaçin, kjo do të sjellë bashkimin e Luginës së Presherës me Kosovën.

Ideja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë u hodh për herë të parë në publik nga Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe gjeti mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjermania është shprehur kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, që mund të sjellë shkëmbim territoresh, pasi sipas Merkel, një gjë e tillë do të kishte një aksion zinxhir në të gjitha vendet e Ballkanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:33
Pak para nisjes së takimit me Vuçiç, flet Thaçi: Marrëveshje vetëm për njohjen e Kosovës

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka folur për mediat pak para nisjes së takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Thaçi është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje, që sipas tij, do të ketë kuptim vetëm kur arrihet njohja reciproke e Kosovës.

Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi, por ja vlen për të punuar që të shënojmë progres. Po hyjmë në fazë të re të dialogut për arritjën e marrëveshjes përfundimtare. Ky proces i dialogut shpresoj që do të shënoj progres për Kosovën, Serbinë, për paqen dhe stabilitetit në rajon për të dy popujt. Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi, por ja vlen për të punuar që të shënojmë progres. Kjo gjendje e statusit është e paqëndrueshëm, konflikti ngrirë është i paqëndrueshëm duhet të lëvizim drejt të ardhmes evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Pra, ky dialog ka vlera  euroatlantike, të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. Por,  ritheksoj se dialogu dhe marrëveshja ka kuptim vetëm atëhërë kur ndodh njohja reciproke e Kosovës nga Serbia. Askush çështjen e negociatave apo marrëveshjet nuk mund të lidh me çështjet e tjera. Marrëveshja finale do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Do të ruhet shpirti multietnik, do të jetojnë në pronat dhe shtëpitë e tyre në paqe.

Hashim Thaçi, president i Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS