Korrupsioni, krimi dhe terrorizmi, Gjonaj takon homologun italian: Ekspertët nisin punën javën tjetër

Korrupsioni, krimi dhe terrorizmi, Gjonaj takon homologun italian: Ekspertët nisin punën javën tjetër

Etilda Gjonaj gjate vizites ne Itali

Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë midis Shqipërisë dhe Italisë do të forcohet më tej, si pjesë e marrëdhënieve të forta që ekzistojnë midis dy vendeve. Kjo është konfirmuar gjatë takimit që dy ministrave të Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Alfonso Bonafede kanë zhvilluar në Romë, në kuadër të vizitës dy ditore të ministres shqiptare në Itali.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, masat kundër korrupsionit si dhe bashkëpunimi në fushën e sistemit penitenciar kanë qenë temat kryesore të diskutimit midis dy ministrave.  Pasi kanë shprehur vlerësimet e tyre për bashkëpunimin midis dy qeverive, ministrat janë dakordësuar për zbatimin e një plani të përbashkët masash në kuadër të zbatimit të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar në fund të vitit 2017.

Për këtë qëllim javën e ardhshme do të nisin nga puna në Tiranë ekipet e përbashkëta të ekspertëve të dyja ministrive respektive. Zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi, që tashmë po jep rezultatet e para, reforma në sistemin penitenciar, drejtësia për të miturit dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit, janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit bilateral, të parashikuar në marrëveshjen kuadër midis dy ministrive.

Nga ana e tij ministri Bonafede u shpreh se për Italianë është e rëndësishme të ketë një partner të sigurt në përballimin me sukses të sfidave të përbashkëta. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë Italiane për të dërguar në Shqipëri ekspertë të fushës për të mbështetur dhe asistuar në zbatimin e reformës në drejtësi.

Ministri italian ka shprehur dëshirën për të vizituar edhe personalisht Shqipërinë, në vijim të kontakteve institucionale. Vizita dy ditore e ministres së Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme në Itali u organizua nga misioni i asistencës së Bashkimit Europian PAMECA 5, në kuadër të mbështetjes që ky mision u ofron institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beso: 13/09/2018 20:29

    Kur shikojm keto lajme te mira na behet qejfi edhe ne emigranteve qe jemi ne Itali.

    Përgjigju
  • leticia: 13/09/2018 20:22

    Me pelqen kjo Gjonaj sidomos me mbeshtetjen qe i kane dhene nderkombetaret duket qe eshte vajze profesioniste dhe e shkathet

    Përgjigju
  • Era: 13/09/2018 20:16

    Bashkepunime te tilla me vendet fqinje na cojne me afer Bashkimit Europian.

    Përgjigju
  • Tani: 13/09/2018 20:16

    Kur na afrojn vendet e huaja per projekte te perbashketa dmth qe i kemi bere nja dy gjera te hajrit ne si Shqiperi vallaj qe eshte rritur besimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë