Korrupsioni, Llallës dhe familjes
së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Korrupsioni, Llallës dhe familjes<br />së tij i ndalohet hyrja në SHBA<br /><br>
SHBA - Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi është publikuar një ditë më parë në faqen zyrtare të DASH, ndërsa masa e ndalimit është miratuar nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, pasi ish-zyrtari i lartë i organit të Akuzës në Shqipëri akuzohet për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t'i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç Adriatik Llallës, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

 

 

 

dash llalla
(Njoftimi i DASH për ndalimin e hyrjes së Adriatik Llallës në SHBA miratuar nga Sekretari i Shtetit, Tillerson)

Menjëherë pas publikimit të lajmit, ka ardhur dhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e drejtuar nga Donald Lu. Ambasada ka publikuar në faqen e saj në 'Facebook' njoftimin e Departamentit të Shtetit, ku thuhet se i është ndaluar hyrja në SHBA ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes së tij. 

ambasada shba
(Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë)

Ndërkohë, vetëm pesë ditë më parë, më 10 shkurt, Report Tv raportoi ekskluzivisht se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ishte dorëhequr nga e drejta për të qenë gjyqtar i Gjykatës së Apelit, të drejtë të cilën ia njeh ligji për t'u rikthyer në detyrën që ka mbajtur më parë.

Report Tv mësoi ekskluzivisht se Llalla, përmes një kërkese drejtuar organeve të Vetingut, ka njoftuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, ndërsa nuk janë të qarta motivet e këtij vendimi. Ish-kryeprokurori tha i kontaktuar nga Report Tv se ka depozituar një kërkesë për të mos qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

"Kam depozituar një kërkesë për të mos qenë gjyqtar i Apelit", tha Llalla për Report Tv. Tërheqja nga sistemi bën që procesi i Vetingut ndaj Llallës, i nisur kur mbante detyrën e kryeprokurorit, të ndërpritet, por për këtë çështje do ta vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse Llalla do i shpëtojë apo jo verifikimit të pasurisë dhe integritetit profesional.

Ndërsa, në një shkrim të ditës së sotme, Shqiptarja.com raporton se njerëzit që janë apo që kanë shërbyer në nivele të larta të drejtësisë, me anë të vetëlargimit nga sistemi, i shpëtojnë procesit të Vetingut, i cili si mision final ka largimin e elementeve të korruptuar nga sistemi, por ata nuk kanë asnjë mundësi dhe hapësirë për t’i shpëtuar veprimit të SPAK-ut, gjithnjë nëse janë implikuar në veprimtari të paligjshme. Kushtetuta e re e ka ndarë në mënyrë radikale Vetingun nga SPAK-u.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull