Kosa e Vettingut/ Gjykata Kushtetuese drejt mbylljes, në rrezik edhe e Larta 

Shqipëria shumë shpejt mund të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese. Nëse Komisioni i Pavarur i Apelimit, organi i shkallës së parë i Vetingut, vendos ditën e premte përjashtimin nga drejtësia të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit me dokumentacion ligjor të pasurisë së deklaruar, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë më asnjë vendim. Me dorëheqjen e anëtarit tjetër Besnik Imeraj, po për shkak të Vetingut, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me pesë anëtarë me mandat të plotë, aq sa duhet shumica e domosdoshme për të marrë një vendim. Kushtetuesja përbëhet nga nëntë anëtarë dhe që një vendim të jetë i vlefshëm, duhet të votohet nga pesë anëtarë pro. Por, nëse organet e Vetingut vendosin të ndëshkojnë anëtarin tjetër Fatos Lulon, siç edhe u dhanë disa sinjale në seancën e sotme dëgjimore, Gjykata Kushtetuese mbetet me katër anëtarë dhe për pasojë as nuk mund të mblidhet më dhe as nuk mund të marrë vendim. Ndërkaq, me vijimin e procesit të Vetingut një fat të tillë mund ta këtë edhe Gjykata e Lartë, anëtarët e së cilët kanë deklaruar pasuri marramendëse në vite të ndryshme kalendarike. Mundësia e boshatisjes së gjykatave dhe prokurorive nga gjyqtarët dhe prokurorët për shkak të procesit të Vetingut është paralajmëruar dy vjet më parë nga përfaqësuesit ndërkombëtar, por ende nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar në kolaps të përgjithshëm. 

Skenari  
Nëse Komisioni i Pavarur i Apelimit vendos shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, vendimi nuk është përfundimtar, por megjithatë, subjekti nuk mund të marrë më pjesë në mbledhjet e Gjykatës Kushtetuese. Edhe subjekti ka të drejtë që të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Apelimit në Kolegjin e Apelimit, ai nuk mund të ushtrojë detyrën. Neni 62 i ligjit të Vetingut parashikon që subjekti i rivlerësimit, i cili ka ushtruar të drejtën e ankimit ndaj vendimit të Komisionit për masën disiplinore për shkarkimin nga detyra, pezullohet nga detyra e tij në pritje të vendimit të Kolegjit të Apelimeve. Gjatë periudhës së pezullimit atij i njihet e drejta e pagës në masën 75 për qind të saj. 

Zëvendësimi 
Ka një debat sa i takon mundësisë së plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të hapë procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë Vetingun. Por, organet e Vetingut kanë përparësi të tjera dhe jo kandidatët që kanë aplikuar për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkaq, emrat e kandidatëve do të kalojnë nga KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Më pas, Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.

Bllokimi 
Nëse Komisioni i Pavarur i Apelimit vendos ditën e premte përjashtimin nga drejtësia të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë më asnjë vendim.

Ngërçi 
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të hapë procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë Vetingun. 

s.k/Shqiptarja.com
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton torre gjoleka: 22/03/2018 19:46

    Po më mir pa gjykat ye sa me këta hajdut ordiner. Të vendosen të rinj me shkoll e me dinjitet jo juristët e ashuquajtur me kursin e kriminelit salhe me 6 muaj te plepat e u bën gjith malokët jurista. U çuan këmbët e i ran kokës

    Përgjigju
  • USA: 22/03/2018 15:23

    NE KUSHTETUSE TE EMROJN ROVENA GASHI. SE AJO GJITH DITEN RRI PA BREKE

    Përgjigju
  • Vjollca: 22/03/2018 14:02

    Me mire te shkrihet komplet e te filloje puna me gjyqtare te rinj me moral e te paperlyer.Gjen plot te rinj te diplomuar shkelqyeshem per juridik ne universitetet jashte te cilet sot verdallosen e detyrohen te emigrojne nga mafia qe kontrollon pushtetet ne Shqiperi.Po i perzien ca te rinj e ca mafioze nga keta zhvatesit qe kane vite qe japin padrejtesi e shesin drejtesi neper gjykata,asgje nuk do permiresohet.Te rinjte do ndjekin modelin mafioz te ujqve te vjeter.

    Përgjigju
  • Beni: 22/03/2018 13:51

    Shumica e ketyre qe mbajne sot cekicin ne Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese nuk jane gjyqtare,jane mafioze miliardere qe nxijne me keq se toga e zeze qe veshin.Me mire te mos kete Gjykate fare se sa te jete me keta. Tipat si ky Lulua,Broci,Dizdari,Ymeri e ca te tjere vetem deme bejne

    Përgjigju
  • Gjyqtari i paanshem: 22/03/2018 10:12

    Gjykata e larte dhe ajo kushtetuese te spastrohen urgjentisht nga te korruptuarit

    Përgjigju
  • Evropa inffo.: 22/03/2018 08:02

    ps me edi 613 kg investime nga kolumbia dhe multi-miliona koplote shteti,e kthen shqiperin ne status te burundit afrikan te viteve 94. kujdes,gazeta tema eshte nje gazet spekuluse private e edi rames qe maskon e falcifikon te gjitha informimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen