Kosova dhe Shqipëria me shërbime
konsullore të përbashkëta në Bari 

Kosova dhe Shqipëria me shërbime<br />konsullore të përbashkëta në Bari 
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, sot, gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hoxhaj në Tiranë në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, bëjnë me dije se nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor, do të hedhin edhe një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët  Shqipëri-Kosovë.

Kjo do të bëhet nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor, duke përforcuar kështu nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Kosovë –Shqipëri.

Ofrimi i shërbimeve konsullore për shtetasit e Kosovës pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës, për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmes Shqipërisë për në Kosovë.

Kjo praktikë është vazhdimësi e bashkëpunimit që ka filluar më herët në Milano si dhe para disa javësh në Mynih.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë