Kosova në zi, mijëra qytetarë homazhe në nderim të Fadil Vokrrit

Kosova në zi, mijëra qytetarë homazhe në nderim të Fadil Vokrrit

Homazhe për Fadil Vokrrin

Kosova në zi. Mijëra qytetarë shqiptarë sot në Prishtinë kanë bërë homazhe para trupit të pajetë të legjendës së futbollit kosovar dhe jo vetëm, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që u nda nga jeta një ditë më parë pas një ataku kardiak.

Futbollistë, bashkëkohës, trajnerë, personalitete të larta nga mbarë rajoni dhe shumë qytetarë të thjeshtë u përulën me respekt në nderim të Fadil Vokrrit, ai që arriti të anëtarësonte Kosovën në UEFA dhe FIFA.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me personalitete të tjerë të larta të Kosovës, por edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, janë përulur me respekt në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku po bëheshin homazhet.

Presidenti Meta vetëm pak ditë më parë i kishte firmosur shtetësinë shqiptare Fadil Vokrrit, që tashmë largohet nga kjo botë si shtetas edhe i Shqipërisë.

Klubi i Llapit dhe ai i Prishtinës, ku Vokrri u aktivizua, por edhe klube të tjera kosovare, por edhe nga Maqedonia e Shqipëria, kanë qenë të pranishëm në homazhet e ditës së sotme.

Ra në sy prania e Zvonimir Boban, ish-futbollistit të famshëm kroat të Milanit, i cili në emër të presidentit të FIFA-s, Giani Infantino, ka përcjellë ngushëllimet për familjarët dhe për të gjithë të miqtë e të afërmit. Boban e ka cilësuar Vokkrin një legjendë, teksa tha se vitet e fundit, por ka qenë njeri i madh.  “Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, – ishin fjalët që i madhi Boban shkroi për Fadil Vokrrin.

Më pas, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një seancë përkujtimore për nder të Fadil Vokrrit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur fjalën e rastit:

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar menjëherë që stadiumit të Prishtinës, i cili pritet të inagurohet së shpejti, t’i vihet emri i legjendës Fadil Vokrri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona Fanatics: 13/06/2018 09:30

    Vokrri nuk ishte si Armando Duka qe i ka vene kazmen futbollit dhe qe eshte bere Putini i FSHF-se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona