Kosova ngec ndaj Ishujve Faroe, nuk mjafton supergoli i Rashicës

Kosova ngec ndaj Ishujve Faroe, nuk mjafton supergoli i Rashicës

Momente nga ndeshja Ishujt Faroe-Kosova

Kosovës nuk i ka mjaftuar supergoli i Milot Rashicës për të dalë me pikë të plota nga sfida me Ishujt Faroe. “Dardanët” e drejtuar nga Shaland edhe pse kaluan të parët në avantazh janë ndalur me shifrat 1-1 në transfertë. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ta pasi në minutën e 9-t Milot Rashica I kaloi në vantazh me një goditje të pakapshme nga jashtë zone. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës vendasit do të përfitonin nga pasaktësia e lojtarëve miq. Një gabim i Rrahmanit dhe Kosova kapet në kundërsulm. Është Joensen ai që finalizon saktësisht aksionin dhe që vulos takimin, pavarësisht se Kosova u përpoq për më shumë se 35-s minuta t’I jepte një tjetër udhë sfidës.

Si rrjedhojë Kosova humbet mundësinë për të rritur diferencën e pikëve me ndjekësit, duke patur parasysh se sfida tjetër e këtij grupi mes Azerbajzhanit dhe Maltës u mbyll me shifrat 1-1. Në Ligën D Grupi 3 Kosova renditet e para me 8-t pikë pas katër ndeshjesh, Azerbajzhani vjen I dyti me 6-t pikë, Ishujt Faroe të tretët me katër pikë dhe Malta e fundit me vetëm dy pikë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit