Kosova, Vuçiç: Marrëveshje me shqiptarët me pëlqimin dhe vullnetin e popullit

Kosova, Vuçiç: Marrëveshje me shqiptarët me pëlqimin dhe vullnetin e popullit

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se në Bruksel duhet të arrihet një kompromis përfundimtar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai theksoi se Kosova nuk do të ketë të ardhme pa një marrëveshje, ndërsa shtoi se Serbia mund të pranojë një kompromis, por me pëlqimin dhe vullnetin e popullit.

Së pari, për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, duhet të ketë konsensus të gjerë dhe me vullnetin e shumicës së shoqërisë sonë. Por unë nuk do ta shikoja atë sikur të ishte tregti. Është në interesin e Serbisë të arrijë një marrëveshje me shqiptarët, pavarësisht nëse do të bëhemi anëtare e BE-së apo jo.

Është e vështirë që të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimore thonë se çështja territoriale e Kosovës është zgjidhje që s’duhet diskutuar dhe ata nuk do të heqin dorë prej saj. Kjo nuk është vetëm një çështje e serbëve të Kosovës. Ata janë të rëndësishëm, mirëpo ne duhet t’i shikojmë edhe interesat e përgjithshme për banorët që jetojnë në Serbi

Aleksandër Vuçiç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'