Kosovarët, kredi “deri në fyt”, por edhe shuma marramendëse të ruajtura nëpër banka

Kosovarët, kredi “deri në fyt”, por edhe shuma marramendëse të ruajtura nëpër banka

Foto ilustruese

Banka Qendrore e Kosovës thotë se kemi një rritje të kredive që janë marr nga qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e publikuara tregojnë se kreditë kanë arritur në një vlerë prej 2 miliardë e 661 milionë euro.

Prej tyre, bizneset kanë sasinë më të madhe të kredive, apo 1 miliardë e 697 milionë euro, apo një rritje për këtë kategori prej 10.9%. Ndërsa, ekonomitë familjare kanë marr kredi nga bankat 958 milionë euro, apo një rritje prej 12%.

Pjesa më e madhe e kredive kanë një kohë të maturitetit deri në 10 vjet, apo nga 5 deri në 10 vjet. Një numër shumë i vogël i kredive janë me shkallë të maturitetit (kohëzgjatje) prej mbi 10 vjet.

Megjithatë, sasia e kredive që kanë marr familjet dhe bizneset është larg më e vogël se sa paratë që disa familje e biznese i kanë duke i ruajtur nëpër bankat e Kosovës.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës thonë se kemi 2 miliardë e 661 milionë euro kredi, mirëpo sasia e depozitave në muajin gusht ka arritur në 3 miliardë e 85 milionë euro.

Bazuar në këto të dhëna del që familjet kosovare janë më të pasurat.

Sasia e parave që janë duke u ruajtur (depozituar) nëpër bankat e Kosovës të ekonomive familjare në muajin gusht ka arritur në 2 miliardë e 228 milionë euro.

Kemi pasur një rritje vjetore të depozitave të ekonomive familjare në nivel prej 5.6%. Kurse, bizneset në muajin gusht kishin të kursyera vetëm 698 milionë euro, larg më pak se ekonomitë familjare. Rritja vjetore e depozitave të ndërmarrjeve ishte 9.5%. /kallxo.com/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve