Kosovë, fëmija vdes si pasojë e dhunës fizike, arrestohet babai

Kosovë, fëmija vdes si pasojë e dhunës fizike, arrestohet babai

Foto ilustruese

Një fëmijë 14 vjeçar ka vdekur mbrëmë në Kamenicë si pasojë e dhunës fizike,që dyshohet se ishte ushtruar nga babai i tij.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e fëmijës ndërsa e ka ndaluar babanë e tij si të dyshuar për ushtrim të dhunës.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se më 24 maj 2018 në ora 00:40 nga familjaret është sjellë pa shenja jete fëmija L. B. i lindur me 2004 nga fshatin Karaçevë e Poshtme.

Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurori i shtetit, dyshohet se si pasojë e dhunës fizike – rrahjes së ushtruar nga i dyshuari, prindi i viktimës G. B., shqiptar shtetas i Kosovës, i lindur më 1958, si pasojë e goditjeve me mjete të forta - besohet shkop druri - fëmija ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës

G.B e kishte rrahur djalin e tij gjashtë orë para se ta dërgonte në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Motivet e kësaj ngjarjeje besohet se lidhen me faktin se fëmija ka shpenzuar disa para të prindit pa dijeninë e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë