Kosovë/ Policët lanë makinën në lavazh, punëtori vë kapelen dhe shëtit në qytet duke bërë video

Kosovë/ Policët lanë makinën në lavazh, punëtori vë kapelen dhe shëtit në qytet duke bërë video

Policia e Kosovës

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili kishte marrë veturën e policisë dhe e ka vozitur nëpër Pejë. Prokuroria njofton se dy policët kishin lënë veturën zyrtare golf 5 në autolarje dhe kanë dalë në qendër tregtare deri në pastrimin e saj. Gjatë kësaj kohe, i pandehuri L.K me kapelë të policisë në kokë kishte marrë veturën dhe ka bërë video të cilën e ka postuar në YouTube-shkruan Koha.net..

“Sipas aktakuzës, i pandehuri L.K, me datën 14 gusht 2018, në fshatin Raushiq të Pejës, kundërligjshëm nget veturën zyrtare të policisë, Golf 5, përderisa dy zyrtarët policorë e kishin lënë veturën zyrtare në një auto-larje, dhe të njëjtit kishin shkuar pranë një qendre tregtare, i pandehuri L.K., gjatë kësaj kohe shfrytëzon mungesën e policëve, futet në veturë zyrtare dhe fillon ta ngasë atë, si dhe e vendos kapelën e policisë në kokë, e tërë këtë ngjarje e incizon një shok i të pandehurit L.K, e ky i fundit e poston në rrjetin social Youtube”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale për vjedhje të veturës zyrtare.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt

Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt