Kosovë-Serbi/ Gjermania “skeptike” për ndryshimin e kufijve

Kosovë-Serbi/ Gjermania “skeptike” për ndryshimin e kufijve

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Berlini është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një vizite në Shqipëri, Maas tha se "ekziton frika e efektit domino".

"Jemi skeptikë dhe të matur në këtë çështje", tha Maas, duke iu bërë thirrje të dyja vendeve që "ta qartësojnë dhe të gjejnë zgjidhje në një mënyrë që nuk sjell çështje të tjera".

Ideja për ndryshim kufijsh është përmendur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis vendeve të tyre, raporton rel.

Të dyja ato shpresojnë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur në vitin 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të arrijë fazën finale me një marrëveshje dypalëshe, ligjërisht të obligueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës