Kotzias dorëzon postin: Greqia gati të zgjerojë me 12 milje ujërat territoriale

Ish-ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e tij. Në ceremoninë ku i kaloi postin kryeministrit Aleksis Tsipras, Kotzias ka thënë se Greqia është gati të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje detare, raporton Ekathimerini.

Kotzias tha se: ‘Është e rëndësishme një politikë zgjerimi e sovranitetit të vendit, që prej kohës kur Greqia përfshiu ishujt Dodecanese. Dekretet presidenciale janë gati’.  

Lamtumira e Nikos Kotzias si ministër i punëve të jashtme të Greqisë dhe kalimi këtij posti kryeministrit Tsipras ka prodhuar dy lajme për Shqipërinë.

Lajmi i parë lidhej me pranimin e ekzistencës së një fondi prej miliona eurosh nga vetë Tsipras,  për lobim pro interesave greke në Shqipëri.

Ndërsa lajmi i dytë erdhi nga Kotzias dhe lidhej për atë që po diskutohet mes Greqisë dhe Shqipërisë në arritjen e një marrëveshje për sa i përket kufirit detar.

Nikos Kotzias ishte forca udhëheqëse në këto bisedime e si i tillë ka dashur të mbetet  deri minutat e fundit përpara se të largohej nga godina e ministrisë së punëve të jashtme greke.

“Urdhëresat e mia janë të gatshme për të zgjeruar ujërat tona kombëtare në 12 milje nga Othonus deri në Antikithira. Vendi ynë do të shtrihet në 12 milje, përveçse në ngushtica, ku do të shkojmë me parimin e vijës së mesme”, ka deklaruar Kotzias gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës si Ministër i Jashtëm.

Që pas nisjes së bisedime Greqi-Shqipëri kjo është hera e parë që publikisht artikulohet një detaj i tillë.

Ndërkohë që Ministria e Europës dhe Punëve të jashtme në Shqipëri ka vendosur të mos flasë për kërkesat e ndërsjella në këto bisedime. Ky deklarim i Kotziash e cila në pamje të parë duket si një dëshirë e Greqisë mbetet për tu parë nëse bëhet realitet. Për kufirin detar pala greke foli. Media dhe publiku në Shqipëri me të drejtë ngrejnë pyetjen. Kur do të flasë ministri Bushati të cilit i është besuar udhëheqja e grupit negociator të Shqipërisë i shquar për përqafimet plot me miqësi me ish homologun Kotzias?

Kotzias është parë i prekur teksa po përshëndetej me stafin e tij. Me një shami në dorë, ai është fotografuar i emocionuar.

Nikos Kotzias, gjatë ceremonisë ku dorëzoi postin e tij, i emocionuar

"Po largohem, pasi kam bërë hapin e madh të “maqedonasve” me mbështetjen tuaj, kryeministër. Jam i kënaqur”, tha Kotzias. 

Nikos Kotzias dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm pas një debati për "fondet sekrete" me ministrin e Mbrojtjes, Nikos Kammenos, ndërkohë që debati ka përfshirë edhe Shqipërinë. Kamennos ka akuzuar Kotzias se ka shpërdoruar fondet sekrete të ministrisë së Jashtme greke, para që sipas medieve greke , janë përdorur për të financuar edhe portale e gazetarë në Shqipëri.

Ndërkohë që deklarata e sotme e Kotzias, për kufirin detar, vjen pas një serie të gjatë negociatash me Shqipërinë, ku çështja e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë, ende nuk është arritur. Bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra që shqetësojnë dy vendet drejtoheshin nga dy ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikoz Kotzias, por tashmë frenat e bisedimeve pritet që t’i marrë në dorë vetë shefi i ekzekutivit grek.

Dy palët janë ende në diskutime, ndërsa Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi të hënën në mbrëmje në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ se pakti me Greqinë nuk duhet të kalojë në parlament pa u ngritur gjykata Kushtetuese. 

Ora 23:00/ Deklarata e Kotzias, reagon Paloka: Po Bushati e falenderoi për 12 mijë milje zgjerim në det

Pak orë pas deklaratës së ish-ministrit grek Nikos Kotzias, se Greqia është gati të zgjerojë me 12 mijë milje detare ujërat e saj territorial, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në një status në Facebook, pyet me ironi ministrin Ditmir Bushati, nëse e ka falenderuar Kotzias për këtë deklaratë të tij.

“Kotzias “mburret” ne ceremonine e largimit si minister i jashtem se ka zgjeruar territorin e Greqise nga 6 ne 12 milje detare ne kufirin me Shqiperine…
Per kete e falenderoi Bushati???”, -shkruan Paloka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 24/10/2018 09:43

    Greqi mund te enderroje zgjatje kembesh,Por, jo jashte asaj sa ka jorganin, Kjo nuk duhet vazhdoje sic ndodhi me Zogun e Salihun, apo me "Njohjen e nguteshme ng a dy shtetet shqiptare te shtetesise se IRJM"duke formuar shtet te huaj me toka e popull shqiptar.

    Përgjigju
  • Sokol: 20/10/2018 16:13

    Arma kryesore e sigurimit grek, disinformationi! Mos bini pre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen