KPA përcakton trupën gjykuese, Gentian Ternovën e rivlerëson ish-kryeprokurorja Ina Rama

KPA përcakton trupën gjykuese, Gentian Ternovën e rivlerëson ish-kryeprokurorja Ina Rama

Prokurori Gentian Trenova

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin për të përcaktuar trupën e cila do të marrë në shqyrtim ankesën për shkarkimin nga detyra në kuadër të Vettingut të prokurorit pranë Prokurorisë së Apelit, Gentian Trenova.

Trupi gjykues do të kryesohet nga ish-kryeprokurorja Ina Rama, relatore do të jetë Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.

Më datë 20 qershor Trenova u shkarkua me vendim të KPK-së.  Nga verifikimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Trenova rezultoi se nuk justifikonte pasurinë për apartamentin si dhe vlerën prej 12 mijë euro të parapaguar në 2007. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurori kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme, kishte fshehur pasurinë dhe kishte kryer deklarim të rremë.

Sa i përket aftësive profesionale, Trenova kishte pushuar hetimet për pasurinë e një personi të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Në këtë procedim, sipas KPK kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K., kjo cështje u ndoq nga Trenova, i cili e mbylli hetimin më pas gjykata e pranoi kërkesën dhe përgjimi u asgjësua.

Njoftimi i plotë i KPA-së:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 12/2018, datë 04.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Gentian Trenova kundër vendimit nr. 25 datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Trenova.

Sot, në datën 07.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ina Rama

Relator:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës