KPK konfirmoi gjyqtaren Alma Brati, Komisioneri Publik ankimon vendimin: Hetimi jo i plotë

Tiranë- Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për rastin e gjyqtares nuk është i plotë prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit. 

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Ankimimi i Komisionerit Publik

Në raportin e ILDKPKI-së, thuhej se Brati nuk ka fshehur pasurinë, dhe nuk ishte në konflikt interesi, raport të cilin e ka konfirmuar edhe KPK në seancën e 5 korrikut.

Pasuritë
Pasuritë e Alma Bratit janë një apartament banimi 101 metra katrorë, blerë në kontratë shitjeje me rezervë 80 mijë euro, për të cilin ka shërbyer kontrata e kredisë 50 mijë euro. Deri në vitin 2016 detyrimi ishte 6 mln, ndërsa nga tezja e saj kishte një hua prej 25 mijë eurosh. Shtëpinë e dytë e kishte në Durrës, 179 metra katrorë, me kontratë shitjeje në vitin 2002, blerë për 1.9 milionë lekë në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin dhe prindërit. Në pasurinë e saj rezulton edhe një makinë Mazda me vlerë 19.500 euro. 

Pesë ankesa për vendimet e Alma Bratit

Figura e Bratit “cënohej” nga  5 ankesa të depozituara për pastërtinë e figurës së gjyqtares, të cilat u hodhën poshtë nga DSIK.

Ankimimet, kush janë 6 të apeluarit e tjerë

Ky është rasti i shtatë i ankimimit për vendimet e KPK-së.

12 korrik/ Edmond Islamaj është gjyqtari i parë i lartë për të cilin Komisioneri publik rrëzon vettingun e kryer për gjyqtarin e lartë Edmond Islamaj

Më 26 korrik ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Më 6 gusht ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori

Më 9 gusht ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Administratives Gentjan Medja dhe gjyqtarin e Krimeve të Rënda Artur Malaj

Më 9 gusht ONM-ja ankimoi Gentian Osmanin, Prokuror i Krimeve të Rënda 

Të apeluarit 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum