KPK-ja e prerë: Shkarkohesh!/ Prokurores së Shkodrës i dridhet zëri pas vendimit, ja tronditja e saj përmes fotove

Prokurorja e Shkodrës Besa Nikëhasani, është e para përfaqësuese e organit të akuzës në Shqipëri që shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Organi i Vettningut shpalli sot vendimin, duke argumentuar se prokurorja nuk justifikonte zotërimin e 2 apartamenteve, 2 garazheve dhe një veture tip fuoristradë me vlerë 20 mijë euro.

Prokurorja e duartrokiti me ironi në sallë vendimin, ndërsa jashtë sallës u shpreh tepër e revoltuar para mediave.

Me zërin që i dridhej, ajo tha se nuk e ka kryer shkelje në asnjë dosje dhe se priste të shihte të arsyetuar vendimin e KPK-së, të cilin tha se do ta apelonte.

Nikëhasani u shpreh e befasuar nga vendimi dhe tha se nuk e kishte pritur.

Lidhur me automjetin e saj me vlerë 20 mijë euro, ajo tha se ishte detyruar ta blinte për shkak se e kishte ushtruar detyrën për një kohë të gjatë larg vendbanimit të saj, ndërsa apartamentet ajo tha se i kishte përfituar nga ndërtimi i një pallati në pronën e bashkëshortit të saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 20/04/2018 20:40

    Tu merret pasuria e vjedhur nga karrikja krinale e saliut;pa pike turpi duartroket me ironi fytyrat e ndyra te sistemit fashist te pd.

    Përgjigju
  • Mali: 20/04/2018 14:18

    Ketyre u dridhet zeri por jo xhepi prandaj edhe nji plehr me pak

    Përgjigju
  • Toni: 20/04/2018 11:27

    Spo thote njeri qe je e korruptuar. Thjesht ke pasuri t epadkelaruar. Mbase e ke bere me kursy ndonje tatim po ja keto jane rregulllat

    Përgjigju
  • Koli: 20/04/2018 10:14

    Kështu tjetersoheshe fytyra e njerëzve te thjesht nga këta palo prekuror dhe gjyqtar që e shisnin drejtësin. Dhe ty rruga e mar të qoft. Drejtëdia ti kërkoj deri në fund ku i ka fituar ato para që i dalin tepër. Kujt fukaraje ja ka mar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi