KQZ nën monitorim për tenderin 60 milionë lekë

KQZ nën monitorim për tenderin 60 milionë lekë

Agjencia e Prokurimeve Publike ka nisur monitorim administrativ ndaj KQZ-së. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 60 milion lekë për blerjen e materialeve të votimit, për të cilin agjensia kërkon informacion të thelluar për procedurën e prokurimit dhe dokumentacionin e plotë të të gjithë ofertuesve.

Kontrata me kompaninë fituese u lidh në prill të 2017-s, kur institucioni drejtohej nga Denar Biba. Report Tv kontaktoi me KQZ për këtë dhe pranoi se ka marrë një kërkesë nga Agjencia e Prokurimeve Publike në lidhje me këtë tender.

Zëdhënësja e KQZ deklaroi se konform ligjit ky institucion do t’i përgjigjet kësaj kërkese të APP-së. Prokurimi në atë kohë, kur kriza politike ishte në pikun e saj dhe nuk dihej nëse opozita do të merrte pjesë në zgjedhje, u bë me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, procedurë që ndiqet në kushte emergjence.

Kontrata përshinte prodhimin e votave të fshehta dhe kutive të kartonit që përdoren për të verbërit, zarfave të sigurisë, tabelave të rezultateve, manualeve të trajnimit dhe prodhimin dhe afishimin e materialeve promorcionale.

Në shkresën drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve më 16 Mars, Agjencia e Prokurimeve kërkon që i gjithë dokumentacioni i tenderit t’i vihet në dispozicion brenda 7 ditëve. Nuk dihet arsyeja e nisjes së këtij hetimi, por agjensia vihet në lëvizje në raste kur ka indicie ose ankesa nga pjesëmarrësit në tender për parregullsi.

Në një njoftim të KLSH thuhej disa javë më parë se 50% e vlerës totale të prokuruar është përfituar nga 57 operatorë ekonomikë ose 5% e konkurenteve duke konsoliduar kështu një prirje për përqendrim të prokurimeve në një numër të kufizuar operatorësh, fcfarë sjell dyshime për korrupsion të lartë në të gjitha institucionet publike të përfshira në tendera. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason