Kreditë e këqija zbresin më tej, në 13.46 për qind të totalit

Kreditë e këqija zbresin më tej, në 13.46 për qind të totalit

Foto ilustruese

Kreditë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar sërish një rritje të lehtë në prill, pas tendencës rënëse që ishte shfaqur muajin e mëparshëm. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, niveli i kredive me probleme ndaj totalit të huasë në fund të muajit prill arriti në 13.46 për qind, me një zgjerim prej vetëm 0.03 pikë përqindje në krahasim me muajine mëparshëm.

Në raport me dhjetorin, kreditë që janë në vonesë prej më shumë se tre muajsh janë rritur me 0.2 pikë përqindje. Negativisht ka ndikuar dhe mosrritja e stokut të kredisë. Sipas të dhënave të mëparshme të institucionit monetar qendror, huaja për ekonominë në prill shënoi një rënie prej 0.4% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Treguesi i kredive me probleme në prill mbetet ende më i lartë se i fundit të 2017-s, kur arriti në 13.2% të totalit të huave, me rënie të dukshme me 5 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2016, kur ishin 18%. Ky ishte niveli më i ulët i huave problematike që nga dhjetori 2010. Më pas, teksa kriza ekonomike trokiti dhe në Shqipëri pasi nisi në botë, bizneset filluan të ndienin pasojat dhe të mos i shlyenin kreditë. Në 2013-n u shënua dhe niveli rekord, ku gati një e katërta e huave ishin në vonesë më shumë se tre muaj.

Në fund të muajit prill, në vlerë absolute, huatë me probleme ishin 73.5 miliardë lekë (rreth 550 milionë euro), me një rënie prej 0.2% nga muaji i mëparshëm.

Krahas fshirjes, rënia e stokut të kredive me probleme ka ardhur si pasojë e ristrukturimit të këtyre kredive, shlyerjes së kredive në klasa të ndryshme të portofolit me probleme dhe fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave. Gjatë gjysmës së dytë të vitit, nga bilancet e bankave janë fshirë rreth 4.5 miliardë lekë kredi të humbura, kryesisht të marra nga bizneset.

Monitorimi
Portofolet e kredisë me rrezik të lartë në bankat tregtare në Shqipëri duhet të monitorohen nga një autoritet mbikëqyrës i huaj. Kështu i ka sugjeruar Bankës së Shqipërisë, stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi një autoritet i jashtëm mbikëqyrës do të japë një vlerësim me korrekt për të identifikuar boshllëqet e mundshme në praktikat e menaxhimit të rrezikut, duke u fokusuar në ekspozimet e mëdha.

Fondi vlerëson se përmirësimi i mbikëqyrjes ndaj bankave, i përafruar me standardet e BE-së, do të siguronte BSH-së me shumë mjete për të menaxhuar më mirë rreziqet sistemike të bankave dhe për të forcuar bilancet e tyre. Bankat vendase pritet të përafrohen me kuadrin IFRS9 deri në fund të vitit 2018, por Fondi kërkon që të forcohet më tej monitorimi i rreziqeve sistemike për të mbajtur nën kontroll rrezikun e huamarrësve të mëdhenj.

Sistemi bankar është i qëndrueshëm, megjithëse sfidat strukturore dhe çështjet e trashëgimisë së krizës vazhdojnë të peshojnë në bilancet e tyre. Shqipëria këtë vit është vendi më barrën më të lartë të kredive me probleme në rajon, duke lënë pas edhe Serbinë që deri vjet kryesonte renditjen për NPL-të e larta.

Por baza e financimit të bankave mbetet e qëndrueshme, pasi raporti i kredisë ndaj depozitave ishte rreth 52%. Fondi ka vënë në dukje se depozitat vazhduan të rriten në mënyrë të moderuar, veçanërisht në valutë të huaj më 2017. Kredia për sektorin privat ishte e dobët për shkak edhe të kërkesës së ulët nga ana e bizneseve. Për pasojë, bankat vazhdojnë të investojnë në borxhin e qeverisë si dhe duke kredituar biznese jashtë vendit.

Stafi i FMN vë në dukje se adresimi i NPL-ve është vendimtar për rigjallërimin e huadhënies bankare. Stafi theksoi nevojën për të përshpejtuar reformat, përfshirë masat që lidhen me ekzekutimin e kolateralit, të tilla si tarifat e suksesit për përmbaruesit dhe rregullimi i marrëveshjet e ristrukturimit jashtë gjykatave.

Ndërsa kredia për sektorin privat pritet të rimëkëmbet në 2018, Fondi sugjeron se, autoritetet duhet të jenë të vëmendshme dhe të monitorojnë nga afër rreziqet potenciale që lidhen me ekspozimet e mëdha të korporatave dhe në sektorin e ndërtimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës