Krenari/ Ermal Meta publikon foton më të bukur, krah Eugentit dhe Elenit: ‘Shqiptarët’

Krenari/ Ermal Meta publikon foton më të bukur, krah Eugentit dhe Elenit: ‘Shqiptarët’

3 këngëtarët shqiptarë, Ermal Meta, Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira duke pozuar me simbolin e shqiponjës

Pak ditë pas mbajtjes së festivalit evropian, ‘Eurovizion’ që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë kanë nisur emocionet për këtë kompeticion. Për shqiptarët festivali i këtij viti është edhe me i veçantë, pasi do këndojnë tre shqiptarë që përfaqësojnë tre vende të ndryshme.

Shqipëria arriti të kualifikohet në finalen e Eurovisionit falë performancës së shkëlqyer të Eugent Bushpepës. Ndërkohë edhe Italia kaloi menjëherë në finale. Dhe mesa duket ata ndihën krenarë për njëri tjetrin. Kaq ka mjaftuar në këtë foto të postuar në FB dhe të gjithë fansat kanë shpërthyer në komente plot emocion dhe dashuri.

Eugent Bushpepa do përfaqësojë Shqipërinë, Ermal Meta do përfaqësojë Italinë dhe shqiptarja Eleni Foureira përfaqëson Qipron. Eugent Bushpepa ka publikuar një foto në Instagram me Eleni Foureira duke bërë të dy simbolin e shqiponjës duke emocionuar shqiptarët.

( Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira dhe këngëtari Ermal Meta ) 

( Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira duke bërë të dy simbolin e shqiponjës )

Ndërsa sot Bushpepa na ka surprizuar me një tjetër foto, kësaj radhe ka dalë në krah të kantautorit Ermal Meta. Që të dy duken shumë të qeshur teksa kanë pozuar me simbolin tipik shqiptar, pikërisht shqiponjën dykrenare.

( Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta duke pozuar me simbolin tipik shqiptar, shqiponjën dykrenare )

Një dhuratë të bukur për fansat shqiptarë e ka bërë edhe Meta në rrjetin social “Facebook”, ku ka postuar një foto me Eugentin dhe Elenin, me mbishkrimin :“Shqiptarët”.

1/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë

Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë