Namik Kopliku flet për ReportTv: MEK, qytezë normale, monitorohet nga agjencitë shqiptare e të huaja

Anëtarët e rezistencës iraniane të ardhur në Shqipëri në Manëz të Durrësit kanë ndërtuar qytezën e tyre dhe në Shqipëri ata janë dikur tek 2200 apo 2500 anëtarë. Këtë fakt e konfirmon në një intervistë ekskluzive për ‘ReportTv’, kreu i shoqatës së miqësisë shqiptaro-muxhahedine, ish-deputetit i Shkodrës, Namik Kopliku.

Numri sot është 2000, nesër 2800. Ata mund edhe të shpërngulen në Itali. S’janë të burgosur këtu.

Namik Kopliku, ish-deputetit i Shkodrës

Namik Kopliku, ish deputeti socialist

Ndalur tek incidenti më gazetarët britanik Kopliku e dënon këtë akt por sipas tij çdo filmim duhet të jete me leje nga anëtarët e MEK pasi në atë mënyrë ata funksionojnë.

Me çfarë di unë janë rojet e sigurisë që janë afruar dhe i kanë thënë: Ç'punë keni ju që filmoni? Imagjinoni të vijë dikush në shtëpi pa marrë leje. Ky debat është shuar pasi të dy palët kanë shkuar në polici.

Namik Kopliku, ish deputeti socialist

Kopliku sqaron se ardhja e tyre në shqipëri ka mbështetjen e të gjitha krahëve politike përfshi qeverinë e djeshme të drejtuar nga PD dhe të sotmen nga PS pjesë e të cilës si deputet ka qenë dikur dhe Kopliku.

Është evidente, kanë ardhur me dakortësi. Kanë ardhur nga kërkesat e komunitetit ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-ve.

Namik Kopliku, ish deputeti socialist

Si kreu i shoqatës së miqësisë shqiptaro-muxhahedinë Kopliku shpjegon se qëllimi i tyre është të largohen sa më parë nga shqipëria për në Iran ku ata kërkojnë të sjellin demokracionë duke luftuar regjimin e Mullahve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet