POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Krijohet kompania ajrore shqiptare ‘Air Albania’/ Aksioner Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi

Pas promovimit dhe prezantimit se në qershor 2018 do të niste fluturimet e para ‘Air Albania’, qeveria shqiptare i hap rrugën ligjërisht kompanisë shqiptare “Air Albania”. Me vendimin numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama është krijuar “Air Albania” e cila ka si aksionerë Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines. Aksionerët janë tre kompanitë e sipërcituara ndërsa Albcontrol në këtë ortakëri do të përfaqësojë interesat shtetërore. Albcontrol dhe MDN Investment sipas vendimit të qeverisë do të kenë mazhorancën e aksioneve prej jo më pak se 51% të tyre ndërsa pjesa takuese prej 49% i kalon Turkish Airlines.

Por kush është pronari i kompanisë shqiptare pas MDN Investment? Sipas verifikimeve në qendrën kombëtare të regjistrit të bizneseve rezulton se MDN Investment kompania shqiptare e cila do të jetë ortake me pjesën më të madhe të linjës ‘Air Albania’ është në pronësi të Sinan Idrizit. Kompania MDN Investment u krijua sipas të dhënave në QKR më 3 Maj 2018 me seli në Vlorë me administrator dhe ortak të vetëm Idrizin. Marrëveshja mes ortakëve do të nënshkruhet 10 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi i cili është publikuar në fletoren zyrtare numër 82 datë 6 qershor 2018.

Aeroporti i ri i Vlorës/ Objektivi i Sinan Idrizit
Në ekstraktin e QKR tërheqin vëmendjen dy detaje mjaft të rëndësishme përsa i përket kompanisë së themeluar nga Sinan Idrizi. E para lidhet me datën, 3 maj 2018, pra vetëm një muaj më parë që lë të nënkuptohet qartë që lidhet direkt me projektin ‘Air Albania’. Ndërsa në objektin e aktivitetit të kompanisë sqarohet se është edhe; Projektimi, ndertimi, menaxhimi i Aeroportit Ndërkombëtar, i cili përfshin ndër të tjera; Marrjen në pronësi nga shoqëria të Terminalit të Ri, Zyrave të reja të Administrimit, Qendrës së re të ngarkesës ajrore, etj. Objektivi i biznesmenit vlonjat përveç linjës ‘Air Albania’ duket se është edhe aeroporti i ri, që sipas qeverisë do të nisë të ndërtohet shumë shpejt në Vlorë. Në qytetin e Vlorës ku ka selinë kjo kompani do të nisë edhe ndërtimi i aeroportit të dytë ndërkombëtar në vend.

Kush është Sinan Idrizi
Sinan Idrizi është biznesmen nga Vlora. Ai ka biznese përveç Shqipërisë edhe në Turqi, ndërsa bashkëpunon me kompaninë Atlas Global. Ndërkohë që vetë qeveria turke do të financojë sipas premtimeve aeroportin e Vlorës. Idrizi është President i ekipit të futbollit të Flamurtarit. Biznesmeni prej disa vitesh administron ekipin kuqezi, ndërsa ka premtuar se me mbështetjen e qeverisë shqiptare do të ndërtojë edhe kompleksin ‘Vlora sport’ në qytetin bregdetar.  Idrizi është i njohur edhe për përplasjet e forta që ka me Presidenti ne FSHF, Armand Duka, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat e ashpra në drejtim të tij. 

Ekstrakti i QKR per kompanine e Sinan Idrizit


Sinan Idrizi

d.ba.
Komento

Komente

  • Kafsha: 08/06/2018 14:20

    Ikni ore baj ga, i keni dërrmuar njerëzit me bileta super të shtrenjta duke i zhvatur. Po po, i rropët! Por ne do të vazhdojmë të vimë nëpërmjet fqinjëve me 30-40-50 euro!

    Përgjigju
  • petriti: 08/06/2018 08:35

    Mjafton te shikohet kapitali fillestar,per te vene re sa te mbrojtur jane udhtaret e kesaj kompanie.Loje e madhe po planifikohet,sepse ka mbi 2 vite qe flet Kryeministri per hapjen e kesaj linje ,ndersa kompania qe do e administroje eshte themeluar para 1 muaji.

    Përgjigju
  • Taulanti: 08/06/2018 02:12

    Mos u lodhni kot keta Jane KUKLLA pronari i vertete eshte ed Rama qe beri marveshje me erdogan

    Përgjigju
  • Fadil: 08/06/2018 00:13

    PÉRPARA LARTÉSIVE! Pérpara Shqipéri, Né toké, det e qiell, Té duam, shumë mé shumé, Se, Diell e Héné!... Kudo ishim dhe kudo jemi, Kurdoheré na ke dhéné, Na jep prore,-ngrohtésiné, E jetës,-moj Rrezatore. Ty, na ke dhéné, Ty, na jep dituri-dritén! Ty, na ke dhéné, Ty, na jep,-fuqinë,triméri-rritén! Zemrat na béhen, shend e veré. Fluturojmé, me "Air Albania", Vértik mbi fusha, dete, male!... Kemi realizime, në ideale! Ty, kur té shohim, pérparimet!... Si kombet dhe vendet tjerë; Vullnetet kombëtare, Me rrënjë shekullore; Pér Shqipériné e Ribashkuar Si Shqipot dhe Shqiponjat, Kénaqésté dhe lumturité, Si valét e Jon Adriatikut, Rriten nga gézimet! Pér Ty, "Gjak me lugét kemi piré"!-1 Bukén me lot, djersé e barot e kemi ngréné, Në mbrojtje të identitetit,-vlerave të tua, Heronj dhe heroina,-jetën e kanë dhënë! Ty té kemi, Yllkébukuroshen, E késaj bote!... Pérballé stuhive, té kishim dhe té kemi, Kalané Besnike,-té pathyeshme, Né rrugét tona zjarishte, Drejt fitoresh, té pakthyeshme, Në zemra, mendje dhe shpirtëra, Madhéshtoren, té devotshmen-Néné. 1. Fjalé popullore nga rrethi i Shalés, Kosové-Shqipéri. 7 Qershor, 2018

    Përgjigju
  • prit pak: 07/06/2018 21:11

    pra aeroporti ndertohet me lekte e taksapaguesit dhe zoteria e gjen gati per ta perdorur per linjen e tij private , mundesisht do te beje edhe nje kontrate te tipit " nqs. s'fitoj tot. leke do te me rimbursoni." Apo prit pak ; ky as qe e njeh Edi Ramen , e kishte ne mend keshtu vete ta bente air albanian ..... mah ...gjithemone me te futme popullit...

    Përgjigju
  • Kronike: 07/06/2018 17:59

    E pas 2-3 vjetësh ti lërë në m₩t të gjithë si Belleair.

    Përgjigju
  • Air albania: 07/06/2018 17:29

    Kur do fillojn fluturimet edhe ka noi nji website qe te na japin me shume informacion

    Përgjigju