Krimet në qytetin verior / Gazetari Çaka: Vrasjet në Shkodër, nga e njëjta dorë

Ngjarjet kriminale që kanë tronditur qytetin e Shkodrës, kush fshihet pas tyre dhe çfarë dihet deri më tani për hetimet e policisë, kanë qenë tema kryesore e diskutimit në studion e Report Tv, ku i ftuar ishte gazetari Driçim Çaka. Çaka ka thënë se vrasja e Arjan Ferracakut është një vrasje mafioze. Çaka ka theksuar se autorët kanë qenë të mirëorganizuar dhe s’kanë lënë asnjë provë.

Vëmendja e policisë dhe ngjarjet kriminale kohët e fundit vijnë nga Shkodra. Nga janari i 2018-ës me atentatin që iu bë Lulzim Kullës, u prishën marrëdhëniet e mira mes bandave në qytetin e Shkodrës. Arjan Ferracaku është një vrasje mafioze. Autorët kanë marrë portofolin dhe telefonin për të shpërqëndruar policinë, por nuk është e vërtetë. Ata kanë qenë të mirëinformuar dhe mirëorganizuar për atë që do bënin. Konflikti që ka patur një vit më parë, Ferracaku ka të bëjë me një hotel. Konflikti ka qenë i madh dhe ka qenë edhe policia në vendngjarje.

Ka dyshime se në Shkodër vepron një grup kriminal, por deri më tani s’kemi të shoqëruar asnjë ngaa anëtarët e grupit. Ajo fushë në Livadhe përdoret gjithmonë për këto ngjarje. Zona s’ka kamera sigurie, nuk dihet çfarë kanë thënë dy shoqëruesit në polici, por ende s’është bërë identifikimi i tyre. Provat janë të pakëta, janë shoqëruar disa persona por ende s’ka informacion.

Driçim Çaka, gazetar

I pyetur se çfarë kanë deklaruar në polici dy personat që shoqëronin biznesmenin, Çaka tha se ata janë larguar menjëherë në momentin kur kanë nisur breshëria e plumbave.

Njëri prej tyre është i afërm, tjetri është shok i Arjan Ferracakut. Kanë thënë se kanë ikur me vrap. 15 plumba tregojnë se s’mund të ngatërrohet një person. Është pak e vështirë që këta persona të kenë ngatërruar person. Bëhet fjalë për një vrasje tipike mafioze. Arjan Ferracaku është nipi i ish-deputetes Mimoza Hafizi, Ferracaku është pronar i një sërë bizneseve në Shkodër. S’ka patur probleme të mëparshme me ligjin. Familje e madhe, me lidhje të shumta dhe biznese.

Driçim Çaka, gazetar

Çaka ka folur edhe për gjobat, që grupet kriminale iu vendosin bizneseve në Shkodër.

Çaka ka thënë se sot, gjobat e vendosura nga grupet kriminale variojnë nga 20 mijë euro deri në 200 mijë euro, ndërsa në Tiranë kjo shumë tejkalohet.

Nga 20 mijë euro deri më 200 mijë euro. Mehdi Kavajës, dyshohet se iu vu gjobë. Ka dhe në 500 mijë, në Tiranë. Në Shkodër janë shtuar në këtë qytet. 5 të vrarë dhe 2 të zhdukur. Sot, për këto vrasje s’kemi asnjë person të arrestuar. Kunati i Lulzim Kullës, s’ka asnjë person të ndaluar. Policia s’ka kë të arrestojë. Mehdi Kavaja, po ashtu. Edhe për rastin e dy të zhdukurve në Shkodër. Edhe  vetë qytetarët janë të trembur nga vrasjet mafioze, që kanë qenë në shifra shumë të larta. Puna, në vend numëro.

Driçim Çaka, gazetar

Çaka ka thënë se për vrasjet në Shkodër, nuk ka të dhëna që i lidhin me njëra-tjetrën, por mënyra sesi autorët kanë vepruar, sjell pistën se vrasjet janë kryer nga e njëjta dorë.

Këto nuk janë vrasje që bëhen nga njerëz të zakonshëm. Këto janë vrasje mafioze, nga persona që paguhen nga grupe kriminale për vrasje. Lici dhe Bërçana ka të dhëna që duhen vrarë. Arjan Ferracaku është qëlluar në drejtim të tij dhe kalit. Ky është një ekzekutim mafioz. Janë vrasje që mendohen dhe llogariten. Që pas atentatit ndaj Lulzim Kullës, janë ngjarje pa autor. Dhe atentati ndaj Kullës, të akuzuarit mund të lirohen.

Nga të dhënat që unë kam, vrasjet e Shkodrës dyshohet e mund të jetë e njëjta dorë. Mënyra si kanë vepruar, si janë larguar tregon këtë gjë. Dihet që Lulzim Kulla kishte precedentë të mëparshëm penalë.  Policia ka emra të personave të dyshuar, por ende s’ka rezultat.

Driçim Çaka, gazetar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet