Krimet në Shkodër, thirrja e fortë e Dom Artur Jakut: Zoti nuk e fal marrjen e një jete! (VIDEO)

Pas ngjarjeve kriminale të njëpasnjëshme në qytetin e Shkodrës, vrasje të pazbardhura ende një apel i fortë vjen nga një njeri i Zotit.

Meshtari i Shkodrës, Dom Artur Jaku ka një mesazh për të gjithë ata që marrin jetë njerëzore. Duke iu drejtuar kriminelëve Jaku thotë se ata mund t’i shpëtojnë policisë, mund t’i shpëtojnë drejtësisë por nuk kanë për t’i shpëtuar një gjykimi më të madh, atij të Zotit, i cili nuk fal marrjen e një jete.

"Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”,- shprehet ai.

Në muajt e verës në Shkodër kanë ndodhur gjashtë vrasje, plagosje dhe zhdukje personash. Të gjitha këto ngjarje flasin për një përplasje mes bandave. Kjo ka bërë që prej dy ditësh forca të shumta të njësisë Speciale RENEA të rrethojnë lagjet Dobraç dhe Kiras. Burimet bëjnë me dije se snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër. Dy ditë më parë edhe lagjja Rus në Shkodër pati kontrolle të befasishme nga FNSH-ja.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale