Xhafaj takime në Shkodër/ Inauguron pikën e Hanit të Hotit, tregon SMS-të e Vlahutin: Kur mbarojnë punimet?

SHKODËR-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar një takim me strukturat e Policisë Vendore në Shkodër, ku edhe kanë bërë bilancin e një viti.

Në fjalën e tij para efektivëve të policisë, drejtori i Policisë Vendore Vehbi Bushati është shprehur se situata e kriminalitetit në qark ka pësuar ulje me 10% krahasuar me një vit më parë. Xhafaj dhe Veliu morën pjesë në inagurimin e pikës kufitare të Hanit të Hotit ku kanë përshëndetur hapjen e kësaj pike.

Situata e kriminalitetit në qark është nën kontroll, duke pësuar ulje me 10% krahasuar me 1 vit më parë. Janë kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda. Janë marrë masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i Thethit. Në qark ka pasur edhe ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të kanabisit.

Vehbi Bushati


Ministri Fatmir Xhafaj sot me strukturat e policisë në Shkodër

Ministri Xhafaj ka shprehur vlerësim pozitiv për punën e struktuave të Policisë Shkodër, duke i sugjeruar masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vlerësim pozitiv për punën e strukturave të Policisë Shkodër. Ju inkurajoj për gjithçka bëni, duke marrë parasysh vështirësitë që keni në punën e përditshme. Keni vlerësimin tim të veçantë për reagimin pas ngjarjeve të fundit, të cilat kanë rritur klimën e besimit të qytetatëve. Por duhet të merren masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror.

Fatmir Xhafaj 


Ministri Fatmir Xhafaj sot me strukturat e policisë në Shkodër 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:34
Xhafaj inauguron pikën e Hanit të Hotit, tregon SMS-të e Vlahutin: Jo më korrespondenca të tilla

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pikës kufitare të Hanit të Hotit. Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin por edhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi.
Xhafaj ka treguar lehtësimin që do kenë qytetarët me hapjen e kësaj pike. Ministri ka treguar edhe një episod nga punimet, ku sipas tij, ambasadorja Romana Vlahutin i dërgonte mesazhe lidhur me afatet kur do përfundonte rruga. Hapja e kësaj pike, sipas Xhafajt do ta shpëtojë atë nga mesazhet e shumta në telefon.

Përurimi i sotëm pason ceremoninë e Kukësit. Falënderoj Vlahutin, është angazhuar personalisht për këto çështje. Pritet një shërbim më cilësor. Më në fund edhe unë do kem mundësi që të mos kem më inboxin e telefonit tim të kem mesazhe: Çfarë bëhet me Morinën,”Çfarë  u bë me hanin e Hotit, shumë vonë me Hanin e Hotit, kur do përfundohen ato punimet...”. Do biem të dy të qetë në këto ditë të nxehta gushti,  dhe unë e Vlahutin që të mos kemi më korrespondenca të tilla. Qeveria shqiptare ka investuar në menaxhimin e portit. Suksesi është tregues i padiskutueshëm për drejtimin tonë politik. Turistët do marrin shërbim më cilësor. Zgjerimi i pikës hyrëse do të lehtësojë kalimin. Prioritet për ne mbetet zhvillimi i turizmit. Ky sezon turistik ka qenë më i mbarë falë masave që janë marrë për kalimin në kufi. Objektet e reja që përurojmë sot. Agjencitë ligjzbatuese do menaxhojnë më mirë kufijtë. Do kontrollojmë kufijtë detarë.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geg hyseni: 03/08/2018 13:07

    Shume mire per Hanin Hotit...Me qe jeni aty me palen Malezeze dhe gjithnje deklarohet se me ket shtet kemi mardhenie te shkelqyera, ju lutem bisedojeni edhe piken kufitare te Muriqanit, ku pala malaziase sillet ndaj shqiptarve me keq se greket e Kakavise apo te Kapshtices...

    Përgjigju
  • besimi: 03/08/2018 12:35

    Kjo pike e re kufitare na vjen ne ndihme edhe ne tregtarve te shkodres mor ta marsha qe levizna shpesh per me u furnizue me mall ne mal t zi.

    Përgjigju
  • rinold: 03/08/2018 12:34

    Qe ka ndryshuar situata ne kriminalitet dhe ne mbjellje te hashashit nuk do mend. Une e shikoj tek shoket e mij. Deri dje shkonin ne mal te korrnin hashashin gjate veres, tani punojn kamariera dhe pune sezonale duke ndikur pozitivisht tek ekonomia dhe bizneset e vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse

Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse