Krimi në Tiranë, Xhafaj: Basha më i paafti, në 2010 dyfish më shumë vrasje në kryeqytet (Shifrat)

Krimi në Tiranë, Xhafaj: Basha më i paafti, në 2010 dyfish më shumë vrasje në kryeqytet (Shifrat)

Fatmir Xhafaj dhe Lulzim Basha

Duke cituar shkrimin e ‘Forbes’ që e cilëson Tiranën si qytetin më të sigurtë në Evropë, ministri Fatmir Xhafaj publikon në Tëitter edhe statistikat e kriminalitetit. Përmes rrjetit social, ministri i Punëve të Brendshme shkruan se Lulzim Basha është paraardhësi i tij në detyrë, më i paaftë.

“Shpifje dhe e pavërtetë! Lulzim Basha, ish-ministri më i paaftë deklaroi se: “Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë” – shkruan Xhafaj në rrjetet sociale duke cituar kreun e PD. Sa i takon shifrave të vrasjeve në vitin 2010 kur Basha ishte ministër i Brendshëm dhe në 2017 e 2018, kur në këtë detyrë është Fatmir Xhafaj, rezulton se dy vitet e fundit ka pasur dy herë më pak vrasje se 8 vite më parë.

Xhafaj thekson se qeveria i ka shpallur luftë pa kompromis grupeve kriminale, të skeduara tashmë.

“Forca e Ligjit vepron e do të vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën, kyeqytetin tonë! E vërteta flet me shifra më shumë se me fjalë” .

Fatmir Xhafaj, ministër Brendshëm

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rakipi: 15/10/2018 03:29

    Ministri XHAFAJ ka si SEKRETAR spiunin. E TRAFIKANTIN droges VELLAIN e tij agronin Mikun e Babales

    Përgjigju
  • Tani: 14/10/2018 18:50

    Po o xhafa Po ministri esht per ter shqiperin jo vec per tiranen tregoji i her statistikat per tan shqiperin e shikoji sa te humb e te vrar jan cjan kto rrena o minister patetinash

    Përgjigju
  • Petro: 14/10/2018 18:48

    Une nuk e kuptoj pse meret me Bashen ky xhafa kur populli e di se si e ka drejtuar ministrine e brendshme ai i paafti

    Përgjigju
  • Parku: 14/10/2018 18:25

    Nuk i harron populli te vraret e 21 janarit dhe vath ne vesh do ja mbaj bashes ndaj nuk ka per ta votuar kurre te perpiqet sa te doj Lulushi

    Përgjigju
  • oldi: 14/10/2018 18:22

    Balten politike mund ta hedhi Basha Saliu Vasili Monika Paloka por shifrave te se vertes nuk i ben do ball askush.

    Përgjigju
  • Bake: 14/10/2018 18:22

    Ne kohen e bashes u shanin policet me liber shpie nga bandat kurse tani forca e ligjit po godet cdokend qe perballet me te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet