Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Komisariatit të Policisë në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi i ministrit të Brendshëm të komanduar ka në qendër luftën ndaj kriminalitetit. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Vizita e Lleshajt dhe Veliu në Shkodër vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere në Shkodër. Mësohet se ministri iu ka kërkuar drejtuesve të këtij komisariati që të godasin personat me precedentë të mëparshëm penalë, si dhe të rrisin rolin e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Gjithashtu mësohet se Lleshaj ka lexuar para titullarëve të policisë në Shkodër edhe urdhërin e tij të parë lidhur me imazhin e policisë së Shtetit gjatë orarit të punës.
Gjatë verës së vitit 2018, qyteti i Shkodrës u trondit pas një sërë vrasjesh kriminale. Gjatë muajve qershor-korrik-gusht 2018, në këtë qytet u vranë 6 persona, ndërkohë që 2 të tjerë ende janë të zhdukur.
Vrasjet e Shkodrës u pasuan nga një super-operacion i Policisë së Shtetit i cili u finalizua me goditjen e grupit Bajri, në kuadër të të cilit, FNSH, RENEA dhe efektivë të këtij komisariati kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar 11 persona, me në krye Safet Rustemin, shqiptarin më të kërkuar në Belgjikë.
Ndërkohë që pak ditë më parë u arrestua në Spanjë edhe ‘koka’ e këtij grupi të akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, Enver Bajri.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 156
Lajme të tjera
-
Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri
18 Prill, 12:03
-
Vau i Dejës, kultivuan kanabis, AMP vë në pranga babë e bir, 70-vjeçari ishte kryeplaku i fshatit Pepsumaj (EMRAT)
18 Prill, 09:48
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
VIDEO/ Do shiste 2 mijë fara kanabisi, kapet ‘mat’ 47-vjeçari në Vaun e Dejës
17 Prill, 09:21
-
Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj! Drejtori i Zjarrfikëses: Ndërhyrja e vështirë! Flakët ndoshta nga një cigare
16 Prill, 19:49
-
Shkodër, goditet një rast i peshkimit të paligjshëm, hetohen 2 persona, njëri nga Mali i Zi
16 Prill, 13:42
-
Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës
16 Prill, 13:09
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Varkat turistike realitet në Liqenin e Shkodrës, fillon lundrimi! Benet Beci: Një mundësi për vizitorët për të shijuar ‘magjinë’ e këtij vendi
14 Prill, 15:54
-
Shkodër/ U kapën me kokainë në Shirokë, arrestohen dy 22-vjeçarë! Njëri prej tyre kishte municion luftarak në shtëpi
14 Prill, 12:36
-
Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj, shpëton gruaja e fëmijët! Dëshmitari: Zjarrfikësja erdhi me vonesë (EMRI+VIDEO)
14 Prill, 08:31
-
Ambasadori i BE nga Shkodra: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi! Presion Dumanit nga politika? Gonzato: S'duket i shqetësuar për këtë
13 Prill, 10:48
Sa hike ti ne shkoder u vra sot nje person qenke ters mos hik kund me se do behen vrasje pra sje per ate pun ti ti je me nejt ne ushtri jo per politik do perfundojsh ne burg se si jep dum ti
PërgjigjuOre UN E DI KA NJE SANDER LLESHI GJENERAL JO SANDER LLESHAJ .JANE DY PERSONA APO PO NJE ASHT.APO GJENERALI KOPJOI PRESIDENTIN QE I NDRYSHOI MBIEMRIN FEMIJEVE NGA META NE METAJ .KJO ZOTI SANDER NUK ME PELQEN DUHET TE VESH DINJITETIN NE VEND TE GJEJSH NGA TE ERDHI KY NDRYSHIM I MBIEMRIT DHE TA DENACOJSH OSE JE BERE ORTAK ME PRESIDENTIN .JE SANDER LESHI .JO SANDER LLESHAJ .
PërgjigjuUllini i caponit, të njajten gja mendoj edhe unë. Lleshaj e Lleshi dy emra te ndryshëm