Kriminaliteti/ Doris Pack kritika të forta qeverisë, Bushati: Është një pensioniste

Kriminaliteti/ Doris Pack kritika të forta qeverisë,  Bushati: Është një pensioniste

Doris Pack nga Shkodra

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka reaguar nga Shkodra pas deklaratave të forta të eurodeputetes gjermane Doris Pack, e njohur për qëndrimet pro Partisë Demokratike.

Si anëtar i kabinetit shpreh gjithë solidaritetin tim për punën e forcave të sigurisë. Sikundër nuk diskutohet që është përgjegjësi e autoriteteve përkatëse për të marrë masa korrigjuese, aty ku forcat e zbatimit të ligjit nuk funksionojnë siç duhet. Është kënaqësi për mua të dëgjoj që Doris Pack edhe pse sot është në pension, ka pasur mundësi të jetë si një vizitore në Shkodër, pasi Shkodra simbolizon gjithçka.

Ditmir Bushati 

Dy ditë më parë, Doris Pack u shpreh nga Shkodra se ishte e shokuar nga kriminaliteti në këtë qytet.

Jam e shokuar nga situata e kriminalietit në Shkodër. Janë  6 vrasje dhe dy të zhdukur. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrit. Nëse qeveria nuk arrin të kapë kriminelët, nuk meriton të futet në BE. Shqiptarët po ikin jo se nuk e duan vendin, por se nuk kanë siguri. Ka një lloj mafie këtu. S’mund ta imagjinoj se kjo ndodh në një vend që po hap negociatat. Jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po ju mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shkodër por dhe në Tiranë dhe Vlorë, Për sa kohë që qeveria nuk është në gjendje të frenojë mafian, ta dërgojë atë para Gjykatës dhe në fund, në burg. Unë e pëlqej Shqipërinë dhe dua të jetë pjesë e Evropës. Dua qytetet, dua njerëzit. Dhe nuk i kuptoj ministrat që nuk flasin qartë dhe hapur. Qeveria nuk po merret me sigurinë e njerëzve.

Doris Pack

Edhe ditën e djeshme, eurodeputetja gjermane Doris Pack u shfaq në krah të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në Konferencën Ballkanike të Gruas që u zhvillua në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 22/09/2018 10:55

    Vetem kjo i ka mbetur besnike PD-se, te gjithe i kane vene hurin, perfshire dhe shokun e dikurshem te Packut, Grossrukun.

    Përgjigju
  • Nje: 22/09/2018 08:17

    Pensioniste e qelbur,kush e financon ket monster qe lobon kundra shqiptareve kur eshte ne poshtet ps.ja ku ishte kjo qelbesire qe nuk u ndegjua fare ne kohen e qeverisjes kriminale te Sali krimit.

    Përgjigju
    • konjak: 23/09/2018 11:09

      Citoj vargje :RRuget te shtruara me ferra.RReth tyre shihen . Varre te lara me lot. DHe te marret qe zgerdhihen.

    • konjak: 23/09/2018 11:03

      Nuk besoj se mund te injorohet puna ,ne interes te shqipetareve,e zonjes Pack.Mos krieni vetvrasie.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet