POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Krishtlindja dhe Viti i Ri, të gjitha rregullat bien poshtë për tryezën festive/Ja disa këshilla nga ekspertja e Bon Ton Olesia Leço

Erjona Rusi, Alban Musa dhe Olesia Leço duke treguar dekorimin e tryezës festive

Të gjitha amvisat, kush më shumë e kush më pak impenjohet në mënyrë që tryeza e Krishtlindjes apo ajo e Vitit të Ri të jetë sa më festive. Erjona dhe Albani kanë marrë këshillat e ekspertes së Bon Ton, Olesia Leço e cila na ka treguar disa informacione që duhet ti kemi parasysh gjatë shtrimit të tryezës apo qëndrimit në të. Ajo që të bën përshtypje është se të gjitha rregullat strikte të mirësjelljes që respektohen në mbrëmjë të zakonta, për tryezën e ndërrimit të viteve bien poshtë.

Të gjitha rregullat bien poshtë për darkën festive. Për shembull nëse kemi thënë që sa më e bardhë të jetë mbulesa e tryezës, aq më elegante është, këtu bie poshtë.

Në një tryezë nuk mund të kompozojmë edhe lule, edhe qiri. E vetmja ditë e vitit që mund të thyhet është ajo e Krishtlindjes apo e fundvitit.

Nëse themi që qiriu duhet të jetë i bardhë, këtu rregulli i qiriut bie, pasi mund të luajmë me ngjyra të tjera. Qiriu duhet të jetë gjithmonë i ri.

Olesia Leç, eksperte Bon Ton

Përgjithësisht të zotët e shtëpisë vihen në siklet kur mendojnë se si do ti ulijn të ftuari në tavolinë, kjo edhe për faktin së përgjatë fesatave jemi më të shumtë në tryezë se zakonisht. Olesa na tregon disa mënyra për ta bërë pozicionimin në tryezë sa më të thjeshtë.

Për festa kemi gjithmonë tryeza të mëdha dhe kemi dilemën se ku do ti pozicionojmë njerëzit, ndaj vendosim këtë pozicionimin me emër , duke e vënë emrin në një kukull të vogël. Interesante është që zakonisht emrat i shkruajnë fëmijët, kështu edhe angazhohen. Në tryezë ka gjithmonë një mënyrë uljeje. Të zotët e shtëpisë rrinë gjiyhnjë përballë njëri tjetrit. Në anën e djthatë të të xonjës së shtëpisë e cila qëndron afër kuzhinës është gjithmonë personi më i moshuar apo më i rëndësishëm mashkull. Në anën e djathtë të të zotit të shtëpisë është gjithnjë zonja më e moshuar ose më e rëndësishme.

Olesia Leço, eksperte Bon Ton

Përveçse shijojmë ushqimet e shumta që kemi gatuar për festa, tryeza përfshihet gjithnjë nga bisedat dhe tematikat e ndryshme. Sipas Leços duhet ti përzgjedhim ato që flasim që të mos krijojmë konflikte në tavolinë.

Ka disa tema që nuk duhen diskutuar në tryezën festive. E para është politika, sepse ndizen gjakrat, edhe sporti është pak i tillë. Nuk duhet të flasim kurrë në tavolinë për dietat. Nuk mund të shkojmë diku të ftuar dhe të numërojmë kaloritë. Do të ishte më mirë të mos flisnim fare, se sa të përmendmin peshën.Ajo që nuk duhet të bëjmë janë thashethemet. Duke patur gjyshërit apo të moshuarit në tryezë, le ti japim atyre mundësi të na tregojnë histori të ndryshme.  Mund të flasim gjithastu për plane, për ëndrra, për udhëtime.

Olesia Leço, eksperte Bon Ton

Ekspertja e Bon Ton, Olesia Leço dha gjithashtu edhe disa këshilla tepër të vlefshme që duhet ti respektojmë gjatë konsumimit të darkës së Krishtlindjes apo Vitit të Ri.

Ajo që duket shëmtuar në një tryezë janë shishet e plastikës, ndaj dhe vendosim gjithmonë një kanë.

Gjithmonë kemi thënë që peceta nuk duhet të jetë e prekur, por në këtë rast bëjmë sërish përjashtime. Një klëshillë është që zonjat të mos i hedhin mbështjellëset e pakove , por ti ripërdorin fjongot e tyre.

Ajo që bëjmë gabim është që me tortën apo ëmbëlsirën, shohim të hapet vera me bulza. Kjo lloj vere është për gjërat e kripura.

Panetone hyn në kategorinë e bukës dhe si e tillë hahet me duar, ndërsa  frutat duhet të jenë të qëruara.

Olesia Leço, eksperte Bon Ton

a.ko.
Komento