Kritika për avionin 'Lasgush', e bija mbështet kryeministrin: Le të pëlcasin, zilia e ka gjuhën e gjatë

Kritika për avionin 'Lasgush', e bija mbështet kryeministrin: Le të pëlcasin, zilia e ka gjuhën e gjatë

Avioni 'Lasgush' i Air Albania

Lajmi se avionët e ‘Air Albania’ do të mbajnë emrat e poetëve të shquar kombëtarë u prit me kritika nga politika se kjo ishte një ide e vjedhur nga norvegjezët.

Kështu u shpreh me anë të një statusi në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kritikave drejtuar kryeministrit Edi Rama i ka dalë kundër një nga dy të bijat e poetit, Marie Gusho.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo i del në mbrojtje kryeministrit dhe iu jep një mesazh kritikëve të tij, të cilët i quan ‘llapaqenër’ që flasin nga zilia.

Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë. I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi. Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin. Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot? Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen. Le të pëllcasin Zoti kryeministër.

Marie Gusho

Statusi i vajzës së Lasgush Poradecit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 19/09/2018 08:58

    Pse jo Skenderbeu!!

    Përgjigju
  • Martin: 19/09/2018 08:15

    LAZGUSH PORADECI GUSHO pa diskutim eshte poeti me i mire shqiptar i te gjitha koherave.Poet me karakter sompatik dhe me shume sharm sic jane njerezit e medhenje dhe te zote.Ben edhe Edi ndonje pune te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin