Kriza/ Athina-Tiranës: Ndihmoni
refugjatët siç bëmë me shqiptarët 
Bushati:Jo ligj lufte

Kriza/ Athina-Tiranës: Ndihmoni<br />refugjatët siç bëmë me shqiptarët <br />Bushati:Jo ligj lufte
Athina zyrtare i ka kërkuar Shqipërisë që të presë emigrantët ashtu siç Greqia priti shqiptarët në vitet 1990.

Kjo kërkesë u bë nga Ministri i Jashtëm grek dhe Presidenti Prokopis Pavlopulos gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ku i kanë kërkuar që të respektojnë të drejtat ndërkombëtare të emigrantëve.

Unë dua të theksoj tre gjëra për ju. Së pari, kërkojmë nga Shqipëria që të kontribuojë në trajtimin e problemit të refugjatëve, në të njëjtën mënyrë si Greqia u soll me emigrantët shqiptarë.Së dyti, të respektohen të drejtat e plota të njeriut sa i përket minoritarëve tanë në Shqipëri. Mos harroni se Greqia është sjellë mirë me bashkësinë shqiptare të vendosur këtu në Greqi. Kërkojmë dhe ne të njëjtën gjë bazuar në të drejtat ndërkombëtare të emigrantëve” tha presidenti grek.
 
Pavlopulos theksoi gjithashtu se Greqia kërkon marrëdhënie të mira me fqinjët, ndërsa theksoi se shteti i tij është në favor të integrimit të Shqipërisë në BE.

Greqia po kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe kjo është provuar në shumë raste. Kjo është dëshmuar gjatë periudhës të Shqipërisë në NATO, por edhe bazuar në faktin që Greqia e mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha kreu i shtetit të Greqisë.

Teksa u ndal tek çështja e varrezave të ushtarëve grekë, Pavlopulos theksoi se duhet një zgjidhje e përbashkët.
 
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u prit sot në Athinë nga homologu i tij grek, Kotzias, në kuadër të vizitës së tij zyrtare dy ditore që po zhvillon në Greqi, në një vizitë që konsiderohet më e rëndësishmja e tij jashtë vendit. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024