Kriza e emigrantëve, Bushati
kërkon bashkëpunim rajonal 

Kriza e emigrantëve, Bushati<br />kërkon bashkëpunim rajonal 
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kërkuar forcim të bashkëpunimit rajonal për përballimin e krizës së emigrantëve. I pranishëm në takimin e Ministrave të Jashtëm të SEECP-së në Sofje ku vuri në dukje rolin e SEECP-së si një instrument që gjeneron dhe përshpejton bashkëpunimin rajonal.
 
Gjatë vitit të kaluar kemi qenë dëshmitarë të rritjes së shqetësimeve legjitime për impaktin e krizës së refugjatëve mbi sigurinë, po ashtu të rritjes aspak legjitime të steriotipeve negative; gjithashtu krahas rritjes së ekstremeve kemi parë dhe rritjen e mosbesimit midis vendeve. Kjo është një betejë afat-gjatë, një betejë për të krijuar mirëqenie, kohezion dhe respekt të ndërsjellë brenda shoqërive tona. kriza e refugjatëve dhe lufta kundër terrorizmit, kanë treguar ndërvarësinë e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme që kjo ndërvarësi të përkthehet në një mundësi bashkëpunimi të përforcuar të BE-së me vendet e rajonit, në mënyrë që këto vende të mbyllin me sukses proceset e shtet-ndërtimit demokratik” tha Bushati.

bushati
 
Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të 13 vendeve anëtare, të ftuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Takimi u zhvillua në kuadër të kryesisë bullgare të SEECP-së, forum i cili shënon këtë vit 20 vjetorin e krijimit të tij.

bushati
 
Gjatë takimit, ministrat miratuan Deklaratën e Përbashkët lidhur me sfidat e flukseve migratore në Evropën Jug-lindore, ku një theks i veçantë i kushtohet masave të përbashkëta për përballimin e tyre në frymën e solidaritetit dhe përgjegjshmërisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë