Kriza në Kosovë, Min. e Jashtme:
Duhet dialog konstruktiv me Serbinë

Kriza në Kosovë, Min. e Jashtme:<br />Duhet dialog konstruktiv me Serbinë
Kriza në Maqedoni dhe në Kosovë, ka qenë në qendër të Komisionit për Punët e Jashtme, ndërkohë që ekspertët e këtij dikasteri kanë thënë se situata e krijuar në Kosovë kërkon dialog konstruktiv me Serbinë.
 
Eksperti i çështjeve politike dhe Strategjike në Ministrinë e Jashtme, Ferit Hoxha bëri një panoramë të situatës në Maqedoni, duke nisur nga i ashtuquajturi shpërthim i bombave të Zaevit, e deri tek pritshmëritë pas zgjedhjeve të 24 Prillit.
 
Megjithë përpjekjet e faktorit ndërkombëtar, sipas tij, ende nuk një marrëveshje, pasi një pjesë e opozitës nuk është dakord me listat zgjedhore dhe reformën e mediave.
 
Ndërsa sa i përket Kosovës, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë vunë në dukje se vetëm me dialog mund të ketë progres në marrëdhëniet me Serbinë.
 
Pas raportimit të zyrtarëve të MPJ-së mbledhja e komisionit vijoi me dyer të mbyllura.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin