Kroacia në finale, Mandzukiç nuk mban dot lotët: Ende nuk mund ta besoj

Kroacia në finale, Mandzukiç nuk mban dot lotët: Ende nuk mund ta besoj

Mario Mandzukiç, futbollist i Kroacisë

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic në minutën e 114 të kohës shtesë shënoi golin që përmbysi gjithçka duke dërguar në finale kombëtaren e tij. Ai njihet si ndër personat që nuk lëkundet lehtë dhe pas ndeshjes ai ka shpërthyer në lot. Futbollisti shprehet se nuk e beson ende që tashmë janë në finale, por që e meritonin atë më shumë se kushdo tjetër.

Kjo nuk është e vërtetë, nuk është normale. Ne nuk jemi ende të vetëdijshëm për atë që kemi bërë. Unë ende nuk e di dhe nuk do ta kuptoj lehtë, por është realisht madhështore, nëse është e vërtetë. Mrekullitë ekzistokan, por unë edhe në momentin e golit nuk dija se çfarë të bëja. Madje, në lojë më është dashur një goditje e rëndë, 30 sekonda pas golit që të kuptoj realisht se çfarë kisha bërë, se çfarë ne arritëm që të bëjmë kundër Anglisë. Unë e adhuroj futbollin, adhuroj mënyrën tonë sesi kemi luajtur në këtë kompeticion deri tani dhe e meritojmë më shumë se kushdo tjetër. Vërtet dukeshim të panjohur kundër Anglisë, vërtet do të vlerësohemi edhe si të tillë kundër Francës, por unë di që në këtë grup sivjet ka luanë që nuk lodhen kurrë së luftuari dhe në finale do të japim gjithçka kemi në zemër për të kompletuar këtë arritje, që ende nuk e besoj.

Mario Mandzukiç, futbollist i Kroacisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)